Ambasadoret i bejne apel njeriut te papune, Aqif Kopertoni, qe te mos kerkoje zgjidhjen e krizes se tij personale duke rrahur gruan.


Ambasadoret
Ambasadoret. Me shume shofim keta sesa Saliun.

Shume te shqetesuar per familjen Kopertoni nga qyteti i Vlores, ambasadoret Arvizu, Worfthart dhe Sequi, kane dale sot ne emisionin “Opinion” me nje deklarate te perbashket publike.

Familja Kopertoni e perbere nga babai Aqifi, nena Asifeja dhe 7 femijet e tyre te moshave 3-14 vjec po perjeton nje moment te veshtire. Asnje pjestar i familjes nuk ka pune te rregullt, dhe tensioni midis zonjes dhe zotit Kopertoni vazhdon te jete i larte.

Aqif Kopertoni
Aqif Kopertoni

Gjithashtu eshte shqetesues fakti qe cfaredolloj te ardhure sado te vogel qe Aqifi e fiton me pune okazionale qe gjen tek vendi i quajtur “Omonia”, e kthen ne raki tek klubi i lagjes, dhe me pas shkon i dehur ne shtepi ku konfrontohet me Asifene dhe femijet.

Ambasadoret e kane ndjekur me kujdes te vecante ecurine e ngjarjeve ne kete familje, dhe i bejne apel te gjithe paleve qe te ulen ne tryezen e bukes kur te kene buke, dhe te bashkepunojne se bashku per te miren e perbashket.

“O Vlla, O Ambasador” – i thote Aqifi korrespondentit tone duke e ngaterruar ate me nje nga tre ambasadoret e lartpermendur. Duke e pare Aqifin ne gjendje te thelle intoksikimi te paafte per te dhene deklarata publike, ky korrespondent largohet per te marre opinionet e pjestareve te tjere te familjes ne lidhje me perpjekjen e ambasadoreve per te zgjidhur kete ngerç familiar.

Mirepo, edhe kjo tentative rezulton e pafrutshme pasi te gjithe nuk ndodheshin ne shtepi sepse kishin dale per te mbledhur kanaçe dhe skrap.

Disa nga komshinjte qe arritem te intervistonin, pohuan qe famijla Kopertoni i ka me te vertete keq punet. Aqifi ka filluar te behet gjithmone e me violent, megjithese nuk gezon as mbeshtetjen e shumices se pjestareve te familjes.

Asifeja
Asifeja

Ne konfrontimet fizike midis tij dhe te shoqes, nuk eshte asnjehere e qarte se cila pale del e fituar, po me sa duket, Aqifi e shikon kete si te vetmen rruge per te imponuar vizionin e tij per te drejtuar familjen, ngaqe gezon per nje kohe te gjate titullin “kryefamiljar.”

“I pari jam une!” – degjohet nganjere te bertase ne zemerim e siper gjate ndonje grindje rutine me te shoqen dhe femijet. “Pastaj jeni ju te tjeret!”

Duke marre shkas nga keto ngjarje te dokumentuara mire nga deshmitare te panumert, te tre ambasadoret dolen publikisht per te apeluar per qetesi ne kete famijle te varfer shqiptare.

Ne veçanti, ata e ngarkojne me pergjegjsi kryesore Aqifin, duke i kujtuar atij se i takon te beje kompromis dhe jo te mendoje se mund te zgjidhe te gjithe problemet duke rrahur gruan.

Ndersa gruas dhe femijeve i bejne apel qe te mos kerkojne me shume pushtet ne familje nga Aqifi, mbasi kjo do te vije vet dhe natyrshem, ndonje dite kur Aqifi i dehur te bjere ne ndonje pucete te hapur.

“Shume kohe eshte humbur kot!” –  deklarojne ambasadoret, “Futjuni punes, po e gjetet!”

Advertisements

pergjigju

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s