Berisha: ftese Rames per ne nje gare kush bertet me forte.


ja sheshi, ja mitingu, ja sokellima
ja sheshi, ja mitingu, ja sokellima

Me ne fund Berisha iu pergjigj fteses se Rames per dialog publik me nje nga ato klithjet e tij standarte: “ja sheshi, ja mitingu”

Me kete Saliu e fton Edin te maten ne piken me te forte te Sales, te te bertiturit me ulerime deri ne ngjirje.

Ne kete pike, sipas analisteve te te dy kraheve, veshtire se ia kalon njeri malsorit Sali, i cili mbahet mend akoma ne fshatin e tij per nje te sokellime qe leshoi pasi u rrezua nga kali per here te pare ne adoleshencen e tij te hershme. Ajo sokellime aso kohe, u degjua nga shume njerez, midis te cileve edhe nga bariu Uk Harusha qe ndodhej 35 kilometra larg. Edhe sot e kesaj dite i kendohen kenge me lahute dhe cifteli keti rekordi te hershem akustik te Saliut.

Qe athere e deri tani, aftesite e Saliut per te bertitur jane rafinuar dhe forcuar me tej, duke e bere ate nje pretendent serioz per te hyre ne librin Guiness si udheheqesi i shtetit qe bertet dhe uleret me fort.

Prandaj nuk ka asnje pike dyshimi, qe Saliu do ta fitoje bindshem edhe kete perballje me armikun e tij politik, piktorin e gjate dhe kengetarin okazional te muzikes rap, Edi Rama.

Advertisements

pergjigju

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s