megjithe kundershtimet e shumta Saliu mbush 67vjec


do rroj sa malet
do rroj sa malet

Sot me 15 Tetor u mbushen 67 vjet nga lindja e njeriut me te famshem me emrin Sali.

Megjithe kundershtimet e shumta kjo dite erdhi dhe me sa duket do te kaloje, duke bere keshtu qe Saliu te mbushe as shume as pak por plot 67 vjeç e te hyje per 68.

Pas lajmit te keq te integrimit evropian, nuk mund te kishte lajm tjeter me te keq per popullin tone, fiks nje dite perpara ditlindjes te njeriut me te famshem me emrin Enver, i cili tanime fatmiresisht nuk eshte me midis nesh.

Si shqiptaret e mencur te cilet e deduktojne si ata budallenj qe e ndiejne kete te keqe qe nuk do te ike, te gjithe jane te merzitur qe midis gjithe ketyre vdekjeve te personaliteteve te shquara te shkences dhe politikes qe kane ndodhur kete muaj, s’po ndodh nje e cila mund te na gezoje me te vertete.

Ngaqe ky njeri tanime eshte kthyer ne nje problem serioz per vendin, shume analiste qe analizojne kete situate kane hedhur dyshime qe Saliu ka zbuluar sekretin e jetgjatesise, me te cilin ne mos do te rroje pergjithmone, do te rroje per nje kohe aq te gjate sa te humbim krejtesisht shpresen qe na mban gjalle, mbi vdekjen e tij eventuale.

“Sot mund te kete lindur ai qe eventualisht do ti marre pushtetin Saliut” thote nje pesimist me pesimizem. “Vec mos e marrte vesh saliu se ku ka lindur, se nuk dihet se c’mund te beje.”

Saliu pas 100 vjetesh
Saliu pas 100 vjetesh
Advertisements

pergjigju

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s