Shqiptaret akoma kerkojne Shqiptare te famshem neper bote, te cilet nuk kane bere asgje per Shqiptaret


o sa e rende, me qene shqiptar
o sa e rende, me qene shqiptar

Sot ne diten e nene Terezes, Kryeministri shqiptar gjate nje vizite disa oreshe tek rrapi ne Mashkullore ku ka inaguruar mbjelljen e nje rrapi te ri pasi i vjetri u pre per dru zjarri, ka deklaruar qe “Kombi shqiptar ka nevoje per figura te tjera frymezuese, figura shqiptaresh qe nuk kane bere asgje per shqiperine.”

Ndryshe nga shqiptaret e famshem te cilet e kane ushtruar aktivitetin e tyre kryesisht ne shqiperi (ose turqi sipas mendjes se tyre) ku ia vlen te permendim Haxhi Qamilin, Bujar Qamilin, Sali Berishen, Gjergj Fishten apo Enver Hoxhen; keta shqiptaret e famshem qe mundesisht nuk kane jetuar asnje dite ketu, ia vlejne me shume te admirohen, pasi me mungesen e tyre i kane bere kombit me shume sherbime sesa ata te tjere qe ia kane bere keto sherbime me prezencen e tyre.

Po te kish qene Enver Hoxha diktator i ndonje vendi tjeter, per shembull Egjiptit, athere sot do te festonim ditlindjen e tij dhe femijet ne kopesht do te vazhdonin te mesonin si te benin hartime dhe vjersha per te, si dhe para pak ditesh do te festonim ditlindjen e tij. Po nuk qe e thene qe ky shqiptar me paraqitje simpatike ti shpaloste talentet e tij gjetke, keshtu qe humbem nje figure potencialisht te perdorshme.

Nje grup pune qe ka ngritur kryeministri ka identifikuar disa shqiptare te tille, te cilet mund ti perdorim per emra rrugesh, emra universitetesh, aeroportesh, spitalesh psiqiatrike, festa zyrtare, dhe ne pergjithesi per ushqimin e llojit tone te krenarise kombetare.

Per shembull kombi shqiptar mund te ndihet shume krenar qe Koperniku i cili zbuloi qe toka i rrotullohet diellit, ka patur origjine shqiptare nga e jema e semes, sikurse dhe Papa Inocent, i cili e kundershtoi me force kete zbulim mendohet te kete patur gjak shqiptari ne sasira te panjohura.

Nje tjeter shqiptar i perdorshem eshte Dr Feriti, i cili shpiku viagren, si dhe Berluskoni nje perdorues i rregullt i saj, i cili e ka ndertuar gjithe egon e tij rrotull organit te tij mashkullor, nje karakteristike kjo e spikatur e kombit shqiptar sikurse nuk ngeli pa e permendur edhe kryeministri nga Mashkullora.

“I vetmi qe nuk e mbeshtet kete nisme eshte Bamir Topalli”, tha kryeministri, “ai nuk ka respekt as per nene Josefine Bojaxhiun as per kryefetaren Tereze Gonxhe Topin te cilat ia kane futur kot me krenari ne gjuhen e tyre te bukur shqipe edhe kur Haxhi Qamili kendonte arabisht ne maje te minarese”.

Ndersa, i pyetur ne lidhje me keto akuza te reja ne drejtim te tij, presidenti Topi tha: “Ruajna o Zot.”

Advertisements

pergjigju

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s