Zbukurohet kryeqyteti për festat kombëtare. Bri dashi tek bashkia, patkua kali tek kryeministria.


me brire eshte edhe moda
me brire eshte edhe moda

Në simfoni të plotë me traditën popullore dhe me simbolikat e shumta që mbart kjo tradite, kryeqyteti i shqiptarëve si dhe godinat dhe objektet kryesore te shtetit, po zbukorohen në mënyre domethënëse me rastin e 99 vjetorit të pavarësisë së shtetit Shqiptar.

Me kete rast, dy brire gjigand dashi janë vendosur në hyrje të bashkisë së Tiranës. Pas 100 ditë në krye të ketij institucioni, kryebashkiaku Basha vendosi ti vendosë godinës së bashkisë simbolin më domethënës suksesit te tij, brirët.

Një tjetër simbol që nuk ka kaluar pa u vënë re, është patkoi i kalit.

Shumë shpesh e kemi pare patkoin te përdoret në zbukurimin e makinave te tipit Benz-240, të përdorura gjërësisht nga popullsia rurale, që në mentalitetin popullor te kesaj popullate është një simbol për largimin e syrit të keq.

Pikërisht një patkua gjigand kali është vendosur tek godina e kryeministrisë. Pas ngjarjeve të bujshme të 21 Janarit të vitit që shkoi, një simbol i tillë i duhet këtij institucioni të rëndesishëm për largimin e syrit të keq qe ishte i pranishëm gjatë puçit te njerëzve të armatosur me çadra, stilolapsa pistoletë dhe kalema me majë të mprehtë.

Edhe institucionet e tjera nuk ngelën pa u zbukuruar si mos më bukur në 99 vjetorin e pavarësise. Kush më pak e kush më shumë, zbukurimet e shumta i bejnë për një moment njerëzit të harrojnë gjërat e pakëndshme që kanë ndodhur në këto 99 vjetët e fundit, me sytë te hapur sa një filxhan kafeje drejt 99 vjeteve të ardhshme dhe integrimit të ardhshëm evropian qe mund te ndodhe ne perfundim te tyre.

Madje edhe parlamenti, institucioni më i rëndësishëm dhe burimi i pushtetit që rrjedh nga vota e qytetareve dhe aleancave të tyre, si quhet edhe ndryshe në shqip, Kuvendi, simboli kryesor i shtetit , mori zbukurimin e vet.

Një koqe hudhër.

Advertisements

Një mendim mbi “Zbukurohet kryeqyteti për festat kombëtare. Bri dashi tek bashkia, patkua kali tek kryeministria.

pergjigju

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s