le të rrjedhë e të pikojë


le te rrjedhe e te pikoje
le te rrjedhe e te pikoje

Nga Taip Tafuti.

Fillon shërbimin ndaj publikut “le të rrjedhë e të pikojë,” nje kompani me tarifa vetem pak me te larta po me nje shërbim ndaj klientit qe nuk mund te krahasohet me asnjë nga konkurrentët tanë!

Ne sjellim në shërbimin tuaj, hidraulikët më me eksperiencë dhe më profesionistë, dhe ju garantojmë mbi të gjitha, që asnjë nga hidraulikët tanë të thirrur në punë në shtëpine tënde, nuk kanë për të të palluar gruan.

Kjo është garancia që jua japim vetëm ne!

Nuk ka rendësi se sa gruaja jote është joshëse dhe provokuese ndaj punonjësit të kompanisë sonë. Të shkosh i qetë në punën tënde, se ju garantojmë që kur të kthehesh nuk do ta gjesh gruan në pozicion misionar mbi lavaman, por do ta gjesh atë në të njëjtën gjëndje si e le, si një buçe në afsh, gati për pallën tënde.

Të gjithë ju burra xhelozë, që nuk ju zë gjumi natën dhe ju tmerron mendimi ditën, nga ata që synojnë gruan tuaj, që nga drejtori, kryetari i partisë, deputeti i zonës, shefi, gjitoni, ministri, shoferi i ministrit, kali i shoferit të ministrit, e të tjere; për hidraulikun nuk ka pse të kini më, as dyshimin më të vogël.

Prandaj jemi ne. Që tju ofrojmë shërbimet më cilësore hidraulike me profesionalizëm dhe pa asnjë fije dyshimi mbi shkëmbime të mundshme të lëngjeve intime.

Hidraulikët tanë janë të trainuar në mënyrën më rigoroze për të gjetur atë vrimën nga të pikon cezma, jo vërrën e nxehtë e të njomështuar të gruas suaj shtëpiake. Me ne meraku qe lind prej xhelozisë suaj gjen tapën, ose kapakun. Kjo është garancia që vjen prej një kompanie të madhe dhe serioze dhe me shumë vite pune në shërbim të publikut. Zgjidhni sot “le të rrjedhë dhe të pikojë”, një kompani e madhe, me eksperiencë të gjatë, e forte dhe e sigurt.

mos prit te ta rregulloje ky lavamanin
mos prit te ta rregulloje ky lavamanin

Sa herë keni vuajtur nga puna shkel e shko e një hidrauliku të pa-licensuar? Sa herë keni parë këta hidraulikë të papërgjegjshëm që e kanë mendjen vetëm per tju zhbllokuar gruan e jo lavamanin ose banjën? Sa dëme të pariparueshme ka patur shtëpia juaj nga lagështia dhe problemet e ndryshme të sistemit hidraulik, megjithëse hidrauliku ka ardhur ditë për ditë për këte problem sa herë ti ke qenë në punë e gruaja jote vetëm në shtëpi?

Tani është koha, që tu thoni lamtumirë njëherë e mirë këtyre problemeve. Sepse tani, edhe ne Shqipëri ka një kompani të standarteve europiane hidraulike. Satisfaksioni juaj dhe i gruas suaj është i garantuar!

Nuk po them që hidraulikët tane nuk janë njerëz prej mishi. Kur të kalojë gruaja jote me një dekolte të hollë dhe të zgjatet për të marrë kupën e sheqerit mbi hundën e hidraulikut që po punon i shtrirë në kurriz, me siguri që do ti fryhet celësi anglez dhe do ti pikojë ndonjë mendim i pistë nga rubineti i mendjes.

Ka mundesi në ate moment ai tu marre ere breckave te gruas tënde dhe të rrotullojë saraçinesken me njërën ose te dy duart derisa të shpëtoje nga sikleti.

Sidoqoftë, cdo njëri prej nesh e di mirë se cilat tuba duhen riparuar dhe nuk ka për ta kaluar asnjëherë cakun!

Per ta përfunduar këtë prezantim me nota realiste, mund të shtojmë gjithashtu që ka disa përjashtime nga sa ju thamë. Nëqoftëse je i ndarë nga gruaja, për shembull, garancia jonë nuk vlen.

Ose në rastin kur gruaja jote ankohet për impotencën tuaj, athere ky problem është teknikisht një problem ujrash dhe tubash, dhe si rrjedhojë jemi të obliguar nga detyra që te bëjme dicka për ta rregulluar atë.

Përvec këtyre rasteve të vecanta, ne ju garantojmë një punë hidraulike profesionale me çmime të arësyeshme dhe pa merakun se dikush po ja vendos gruas tënde thembrat e këmbëve prapa veshëve ne vend qe te beje punen per te cilen e ke paguar.

Dhe po jua themi edhe njëhere, kujdes nga ata hidraulikët e pa licensuar që bredhin lart e poshtë me vegla në trastë.

Po e bere këtë gabim sot duke marre ndonje nga keta hidraulike ne pune me mendimin se po kursen ndonje lek, do te behesh pishman nesër kur të shikosh fotot në facebook.

Nese doni sherbime profesionale me çmime te mira zgjidhni ne. Nuk do tjua fusim!

Advertisements

pergjigju

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s