hyn Kim e del Kima


Lajme Solemne
Lajme Solemne
fanar ndricues
fanar ndricues

Ne vendin e larget te korese se veriut keto dite vdiq “udheheqesi i lavdishem, i palodhur dhe i pavdekshem” i atij vendi, Kim jong il, i quajtur ndryshe si Kim i dyte, ngaqe e trashegoi pushtetin nga babai i tij “udheheqesi i perjetshem” Kim i pare .

Udheheqesi i ndritur, i pavdekshem dhe i paprekshem qe vazhdoi ne rruget e babait Kim te pare per ta bere korene e veriur fanar ndricues dhe shkelques ne nje bote te errur nga rete e krizes ekonomike te kapitalizmit, i dha dicka popullit te tij edhe ne vdekje, trupin e tij.

Populli koreano verior, qe deri tani eshte mesuar te haje bar, do te kete mundesine te haje pjese nga mishi i trupit te pajete te udheheqesit te lavdishem, cka do te thote per shume qytetare koreanoveriore, e vetmja mundesi e konsumimit te nje ushqimi proteinik, si mishi, ne nje kohe shume te gjate.

Kimi vdiq. Ju befte mire.
Kimi vdiq. Ju befte mire.

Kjo eshte pikerisht ajo qe udheheqesi Kim numer 2, ka dashur te behet me trupin e tij pas vdekjes. Ne vend ta hane krimbat e tokes ate tani do ta hane qytetaret e tokes koreano veriore, duke permbushur edhe njehere ate sloganin e lavdishem te udheheqesit Kim te pare: “Ne do te hame bar, pleh dhe trupat tane, po armikut kapitalist nuk do ti shtrime as doren as kemben as ndonje pjese tjeter te trupit.”

Ne lidhje me raportimet e shtypit dekadent kapitalist, qe pasardhesi i lavdishem Kim il son, ose Kim i trete, i cili merr mbi shpatullat e tij te njoma detyren e veshtire te te qenit Kimi i trete, qe disa nga pjeset me te shijshme te trupit te Kimit te dyte i ka hequr menjane per ti ngrene vete duke i gatuar si “Kima me makarona”, stacioni i vetem televiziv i shtetit dinastik komunist ka leshuar nje deklarate te shkurter dhe te hidhur ku thuhej “Qente kapitaliste le te lehin, karvani i Kimve tane ecen perpara.”

I pyetur nga nje korrespondent i shtypit shqiptar, nese udheheqesi Kim i dyte e kish lene ne testament trupin e tij pur tu konsumuar si ushqim, zedhenesi i pushtetit popullor koreanoverior u pergjigj qe “Nuk komentojme mbi ceshtje ideologjike po jemi te sigurt se nga te gjithe popujt e botes populli shqiptar na kupton me mire se kushdo se cfare po ndiejme ne tani.”

qaj se te ben mire
qaj se te ben mire

 

Advertisements

pergjigju

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s