sapun burgu


Sapun Burgu
Sapun Burgu

Perfundoi dhe sondazhi i fundit i mendimit tuaj per vitin 2011.

Kokqepa u shtroi si sapun ne dysheme kete pyetje te gjithe atyre qe si rezultat i ndonje mendimi te piste vijne ketu per te marre nje dush te mire lajmesh mbi turrmat e palara.

“Po te ishe ne burg per nje kohe te gjate, ke do te doje me shume te kishe shok qelie?”

Me poshte keni rezultatet:

  1. Ilir Meten (5.97%, 4 Votes)
  2. Sali Berishen (22.39%, 15 Votes)
  3. Edi Ramen (4.48%, 3 Votes)
  4. Bamir Topin (2.99%, 2 Votes)
  5. Aqif Kopertonin (4.48%, 3 Votes)
  6. Jozefina Topallin (41.79%, 28 Votes)
  7. Majlinda Bregun (17.91%, 12 Votes)
Nese deshironi te shtoni ndonje emer tjeter ne kete liste na thoni, po kini parasysh qe nuk mund te vendosim me shume se  2 831 741 emra, ne baze te numerimit te fundit te kokelesheve qe jetojne brenda jurisdiksionit ligjor, ekonomik, politik dhe fizik te republikes se shqiperise.

Ju njoftojme gjithashtu qe kokqepa synon te vazhdoje ta ferkoje sapunin e saj derisa ti nxjerre shkumen edhe ne vitin qe vjen.

Duke ju uruar gezuar vitin e ri 2012, neqoftese shpetoni paq me te gjitha shqisat, gjymtyret dhe jeten nga fishekzjarret, ciftet, topat dhe bombat qe do te plasin edhe sivjet ne nderrimin e viteve si cdo here tjeter, ju ftojme te ndiqni sapun-operen me te re shqiptare, “Sapun Burgu”,  burgun me te madh te shqiptareve.

Satisfaksioni jone duke pare koken tende torollake te ngulur si hu gardhi para ekranit te kokqepes eshte i garantuar.

Advertisements

pergjigju

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s