Manuali i Diktatorit


Ka shume njerez qe duan te behen diktator. Kjo per vet faktin se te qenit diktator ka shume benefite qe nuk mund te ti ofroje asnje profesion tjeter, – askush nuk te kundershton edhe kur e ke gabim, te tjeret ndjejne me shume frike se sa faj kur bejne gabime, dhe ndeshkimi eshte gjithmone ne doren tende.

Si te jesh diktator i nje shteti apo diktator i familjes tende, procesi eshte i njejte.

Te pakten keshtu mendon nje nga kokat me te mençura qe mendojne mbi kete specie njerezish, profesor ALASTAIR SMITH, profesor i specializuar ne tiranine politike tek universiteti i Nju Jorkut (jo asaj kioskes tek komuna e parisit, por nju jorkut te vertete).

Profesori Smith eshte autor i tre librave me kete teme, midis te cilave “The Dictator’s Handbook: How Bad Behaviour is Almost Always Good Politics” (2011), qe ne shqip do te perkthehet me titullin “Manuali i Diktatorit: Sa me keq te sillesh, aq me mire eshte per ty.”

Duke qene se ne shqiptaret kemi patur dhe kemi shume diktatore dhe pak libra te sakte mbi ta, na intereson te degjojme se cfare mendon profesori Smith ndaj ketu po ju sjellim disa komente te tij rreth librit te lartepermendur.

py. per ke vlejne keshillat e ketij libri?

pe. Per te gjithe. Nuk ka rendesi nese je nje diktator, nje udheheqes i zgjedhur demokratikisht qe synon te behet diktator apo drejtor i komunales. Te njejtat rregulla vlejne, ne fillim te duhen mbeshtetes qe te te çojne atje, pastaj varet se sa te mbeshtesin per ta çimentuar bythen tende ne ate karrike.

 py. profesor. nuk ta thashe me pare, po une jam nje diktator. si me keshillon ti, a duhet qe ata te me mbeshtesin me ndergjegje, apo ti tremb qe te me mbeshtesin nga frika deri ne vdekje?

pe. Une mendoj qe ata duhet te mbeshtesin ty ne njefare niveli. Nuk mund te dalesh dhe ti terrorizosh te gjithe personalisht! Pershembull, ai kolegu yt ne Siri nuk po del ti vrase personalisht ata qe protestojne kunder tij. I duhet mbeshtetja e gjeneraleve, tankisteve dhe te tjereve qe e bejne kete pune per te. Gabimi qe bejne shumica e njerezve si ty eshte kur mendojne se u duhet mbeshtetja e shumices se popullit. Te duhen vetem pak mbeshtetes te besuar, vetem aq sa duhen per te terrorizuar shumicen e popullit dhe kaq! Qe te testosh bashkepunetoret e tu, vrit dhe ti ca njerez kot, pastaj thuaju te gjitheve qe shteti funksion dhe gjera si keto. Keshtu me nje gur vret dy zogj. I afron njerezit e tu me afer vetes dhe u kall daten gjithe te tjereve.

py. Po te marrim pershembull Stalinin. Ne ate rast edhe bashkepunetoret e tij me te afert ishin te terrorizuar?

pe. Stalini ishte gjeni. Ai e arriti te mbante dhe terrorizuesit te terrorizuar duke mbajtur gati shume zevendesues te tyre. Kjo gje i beri ata akoma me shume besnik. Edhe mafia funksionon ne te njejten menyre. Po jo te gjithe mund te mbejne ate qe beri Stalini njesoj si jo çdo mesues fizike mund te beje ate qe beri Ajnshtajni. Ambicia e tepruar u ben me shume dem sesa mire diktatoreve medioker si puna jote.

py. nga e di ti qe jam medioker?

pe. Ndryshe nuk do ma beje kete pyetje.

py. Sikurse te thashe une jam nje diktator dhe kam nevoje per keshillen tende. Situata ime eshte kjo: kam nje grup te vogel mbeshtetesish te cilet jane bere shume te pasur me lejen time ne kurriz te te tjereve. çte bej tani?

pe. Mos i paguaj shume bashkpunetoret e tu se do te ta hane koken! Gjithashtu mos i bej asnje favor te tjereve se do te dobesosh pushtetin tend! Po te jap nje shembull tipik nga lindja e larget, atje ku gatuhen disa nga diktatoret me te afte. Than Shwe ishte diktatori i Burmes kur goditi cikloni Nargis ne 2008, dhe nuk beri asnje gje per ti ndihmuar njerezit. perkundrazi! Gjeneralet e dinin me kohe qe po vinte cikloni. Nuk moren asnje mase dhe as u thane njerezve qe do te permbyteshin. Dhe jo vetem kaq. Pasi goditi cikloni gjeneralet derguan ushtrine per te mos i lene njerezit te shpetonin duke ikur nga zonat e permbytura. Gjenerali Than ishte i zgjuar. Nuk e vuri asnjehere mireqenien e njerezve perpara te tijes dhe njerezve te tij te afert. E njetja keshille vlen edhe per ty. Leri te mbyten! Per hir te vetes tende dhe atyre qe ke rrotull. Sa me shume ta kene koken ne lluce aq me shume do te te duan dhe do tu duhesh.

py. po kulti i personalitetit? me duhet ?

pe. kjo eshte vetem qershia mbi torte. vlen vetem per te identifikuar cilet njerez jane totalisht ne anen tende dhe cilet jane te lekundur. Testi qe duhet te besh eshte ky: Neqoftese vepron dhe flet si i çmendur, dhe njerezit te thone qe je i çmendur ose dicka te tille, athere nuk jane dhe aq besnik sa te duhen. Prandaj beje kete prove, per te pare cilet i ke besnike te palekundur dhe cilet jo.

Dhe nje keshille te fundit, ne nje situate ku nuk i ke te gjithe me vete, ku ke nje opozite, duhet te besh kete: Vepro si i çmendur, dhe ne te njejten kohe akuzoi kundershtaret e tu si te çmendur. Kjo do ti çorodise te gjithe dhe ne vend qe njerezit te kerkojne nje alternative do te hidhen drejt e ne krahet e tu.

Pastaj e di vete se çduhet te besh!

Advertisements

pergjigju

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s