Kodi Rrugor, shoferë kujdes nga sot dyfishohen rryshfetet


mish per gjob
mish per gjob

Me ne fund u arrit konsensusi midis aleances per qytetarin dhe aleancave te tjera te qytetarit, per tia futur me thelle qytetarit, specifikisht qytetarit qe ka makine me ane te nje kodi te ri rrugor te aprovuar unanimisht.

Me nje te rene te lapsit, dhe me nje shumice derrmuese deputetesh ne salle dhe abstenimin e ndonje deputeti i cili nuk ndodhesh aty pasi e kish zene gjumi, i shumezuan te gjitha gjobat te pakten me numrin dy, nje per mua e nje per ty.

Qe sot ne mengjes, te gezuar kane dale ne rruge nje lukuni policesh rrugore qe me prezencen e tyre kane trembur edhe qente e rruges, te cilet deri me dje i gjeje shpesh te loznin duke rendur e lehur gezueshem e te shkujdesur pas makinave.

Tani ska me qen rruge, se kane dale aty zoterit e vertete te rruges, ata qe i referohen vetes me emrin “rrugorja”, dhe jane me te uritur se kurre me pare!

Qytetari, i cili prap ngelet i pari, do te jete me i sigurt tani, pasi shume qytetare te tjere nuk do te ngasin me makine ne rruge ketej e tutje, nga shkaku i rryshfeteve qe sua mban me xhepi.

“bre.. bre.. bre..” u shpreh nje qytetar i indinjuar brenda mjetit te tij te tipit benz 240 prodhim i vitit 1960, “o tu çafte rrota e te vafte ne lume” vazhoi po i njejti qytetar. “Pa te shefem, mos njofim ndonje nga fshati jone ketu bre.”

Advertisements

Një mendim mbi “Kodi Rrugor, shoferë kujdes nga sot dyfishohen rryshfetet

  1. Problemi nuk qendron te gjoba por tek etika e punonjesve te policise qe nuk dine te sillen me qytetarin ata jane prepotente dhe te pa edukuar ofendojne qytetarin me fjalet me ofenduse qe nuk na i nxe goja sikur e kemi ne qytetaret fajin e bllokimit te trafikut. Ato harojne qe shkaku kryesor per kete bllokim jane vete keta punonjes te pa afte qe nuk dine te drejtojne dhe menaxhojne trafikun, i lutem drejtuesve te shtetit tone qe keta punonjes mos te lejohen te punojne ne keto struktura por te largohen nje ore e me pare andej nga kane ardhur se keshtu si po punojne po i ulin vleren dhe reputacionin nje sherbimi te nderuar dhe atyre deshmoreve qe kane rene ne krye te detyres ne kete sherbim prandaj them me plot gojen qe ne policine rrugore duhet te punojne specialistet dhe miqte e deputeteve.

    Pëlqejeni

pergjigju

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s