Horoskopi i Rradhes se Qumeshtit


Nga Vullnet Dajaku, Polic ne Pension.Maqo Turshia

 

Dashi Mars 21 – Prill 19

Kot lexon Horoskopin. Fati yt do te caktohet me vendim gjyqi.

 

Demi  Prill 20 – Maj 20

Askush nuk ti merr ato qe thua seriozisht. Fillo te flasesh me kembe e duar.

 

Binjaket Maj 21 – Qershor 21

Tragjedia do te godase armikun tend me te urryer kete jave. Cfare Komedie.

 

Gaforrja Qershor 22 – Korrik 22

Askush nuk do te jete ne gjendje te te shkruaje dicka ne gurin e varrit kete jave. Kjo, jo per faktin se ke nje personalitet kompleks. Nuk ta dine emrin.

 

Luani Korrik 23 – Gusht 22

Kujdes nga femrat qe vijne me taka te larta dhe me thonj te ngjyrosur kuq ose roz ne plazh. Pjesen tjeter te parashikimit se cdo te te ndodhe nga nje e tille, po ta jap javen tjeter.

Virgjeresha Gusht 23 – Shtator 22

Asgje nuk mund ta kuroje vetmine qe ndjen perbrenda. Perpiqu te dalesh jashte dhe shiko mbase ndihesh me mire.
 

Peshorja Shtator 23 – Tetor 23

Respekti nuk eshte dicka qe mund te blihet as shitet. Pra nuk eshte gje me vlere.

Akrepi Tetor 24 – Nentor 21

Mos harro: eshte dikush dikush qe te do diku ne kete bote, prandaj ki kujdes kur kthehesh naten vone ne shtepi.

Shigjetari Nentor 22 – Dhjetor 21

Jeta jote romantike do te pushoje papritur kete jave, ne te njejtin moment me jeten tende biologjike.

 

Bricjapi Dhjetor 22 – Janar 19

Thone qe cdo e keqe ka te miren e saj, po ajo qe do te te ndodhe kete jave do ta rrezoje njehere e mire kete pergjithesim.

 

Ujori Janar 20 – Shkurt 18

Dy fjale kam per ty: “Dig Tare Dig”

 

Peshqit Shkurt 19 – Mars 20

Neqoftese po mendon te martohesh me ate femren e bute qe gjithmone me nje buzeqeshje plot dashuri ka patur nje fjale te embel per ty, gabon rende! Mos e bej kete gje. Ajo femer eshte mamaja jote o gomar!

Advertisements

pergjigju

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

w

Po lidhet me %s