Me mblidhet nje kocke ne gryke, dhe nuk e ha dot!


Nga Lango Langaraqi.

L.L
L.L

Me eshte mbledhur nje komb, ose si i thone ndryshe nje kocke ketu ne gryke dhe spo e pertyp dot!

Gjerat sa vijne e po behen me keq. Po ha qeni qenin me gjithe zinxhir!

Normalisht une kam mendimin me te ulet per njerezit me te larte te ketij vendi, e megjithate vajta ne inagurimin e presidentit nishan. Kur nje kamarier me diplome fallco behet president, po kamarieret e tjere? Nejse, nuk ndenja shume, ngrita pak kemben sa per tu lene te tjereve nje shenje qe isha ketu dhe vazhdova rruges matane.

Kur qenit i vjen ngordhja, -thonë, -vete e përmjerrë në derë të xhamisë. Une shkova pak me poshte tek dera e kryeministrise. Thashe mos me fusin gardistet ndonje koqe plumbi me justifikimin se mos kafshoj te madhin dhe i ngjit semundjen e terbimit.

Keshtu do thone qe vajti si qeni ne vreshte ose si qeni per lesh ne bulevard. Mund te me vinin madje edhe titullin e nderit zoti qen i bulevardit.

Jeta e qenit sot vlen me pak se nje diplome nga universiteti Kristal. Eh, varja! Une besoj qe te gjithe do vdesim nje dite, ose nate, me ose pa diplome. Me ose pa nje kocke qe nuk kaperdihet si kjo. Kocke qe te ngec ne gryke kur te mberthen trishtimi.

E megjithate, ka akoma nje rreze drite ne kete dite pa diell e hene. Une besoj ne ringjallje.

Jo ne ringjalljen shqiptare, po timen! Kur vdesim te gjithe ringjallemi prape ne nje forme te re. Ca kthehen ne miza, ca ne zogj e ca te tjere, ne qen. Edhe une jam shpirti i nje ish njeriu te famshem e shume te larte te ketij vendi qe spo ia them emrin, shpirti i te cilit pati fatin te hyje ne trupin tim.

Ne me dalte shpirti se shpejti nga hundet i lutem zotit qe te veje ne barkun e fryre te nje bushtre leshtore, dhe te kthehem prape per te lehur edhe njehere keshtu si sot. Qen kam qen, qen jam e qen prap dua te jem. Jo si keta qent e tjere qe lepijne bythen e dores qe i ushqen.

Nuk mjafton kjo kohe qe kam ne kete bote per ta lepire kete kocke qe kam deri ne fund!

Advertisements

pergjigju

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

w

Po lidhet me %s