Bomba lotsjellese apo bomba gudulisese?


raketa gudulisese
raketa gudulisese

Burime te pakonfirmuara konfirmojne qe qeverria shqiptare, ne pritshmeri te manipulimit te zgjedhjeve te ardhshme, dhe protestave qe do te shkakoje kjo gje, po permireson arsenalin e policise dhe ushtrise shqiptare per te mbajtur qetesine dhe rendin kushtetues.

Teknologjia po ndryshon gjithcka sot. Qe nga aeroplanet pa pilot e deri tek mizat robote, ushtrite dhe policite e te ardhmes nuk duken fare si ato te qemotit.

Ne vend te bombave lotsjellese, policia jone tani do te kete ne dispozicion bomba gudulisese.

Ndryshe nga bombat lot sjellese te cilat i bejne protestuesit te qajne, bombat gudulisese kane nje aftesi te parezistueshme qe ti bejne ata te qeshin me lot.

Ku ka me mire sesa te besh nje miting socialist kutihapes qe te nisen tere mllef drejt kryeministrise e pastaj te dhiten se qeshuri para saj?

Pastaj me te qeshur mund te harosh te gjithe gjerat e pakendshme qe kane ndodhur ne te kaluaren. “Te harrojme e te qeshim perpara” eshte parrulla e partise demokratike kesaj rradhe. “Me te qeshur me ta ngjeshur” eshte parrula e aleates se saj kryesore ne qeverrisje, LSI-se.

Eshte e natyrshme qe si cdo lloj arme tjeter e kontrollit te turrmes edhe bombat gudulisese mund te shkaktojne viktima. Studimet kane treguar nje rritje te mundesise se atakut te zemres tek nje njeri i cili vuan nga zemra neqoftese ai goditet nga nje bombe gudulisese. I njejti rrezik ekziston edhe per njerezit qe jane prej natyre shume serioze dhe te pamesuar me qeshje te pakontrolluara.

Megjithe keto rreziqe, bombat gudulisese po gjejne perdorim te gjere ne mbare boten, qe nga Rusia, Bjellorusia e Ukraina e deri ne Korene e Veriut, dhe kjo jo vetem te aplikimet e ruatjes se rendit.

Teknologjia e gudulisjes po gjen hapesira te gjera aplikimi edhe ne fushen e armatimit ushtarak. Tani kemi plumba gudulises, predha te mbushura me morra, tankse gili-gili, shkopinj gudulises, stilolapsa pistolete qe qellojne me pleshta, e madje edhe raketa gudulisese.

Para ca ditesh, ne nje inagurim te rradhes, Saliu iu drejtua atyre qe nuk e votojne duke u thene qe do ti beje te vdesin se qeshuri, dhe kete nuk e kishte me shaka!

“Me bishtin e kalit do tju gudulis ne bark, sqetull, bythe dhe ne shputat e kembeve derisa te zgerdhiheni tutje me faktin qe ketu me keni sa te rrojne keto male e ato fusha” – vazhdoi Saliu me ate buzeqeshjen e tij te frikshme. “Ketej e tutje do tju dhembin ijet nga te qeshurit, e jo nga shqelmat e grushtat. Qeverria ime e kap lepurin duke qeshur.”

Nuk keni pare asgje akoma! Do te shkriheni dhe gajaseni se qeshuri!

Advertisements

Një mendim mbi “Bomba lotsjellese apo bomba gudulisese?

pergjigju

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s