FOL


Nga: Llafazan Thashethemexhiu

Llafazan Thashethemexhiu
Ll. Th.

99% te llafeve qe thua, nuk ti degjon as njeri, e as vet ti!

Kur je duke i folur dikujt per shembull, dhe ai ose ajo ta tund koken para-mbrapa sikur do te te jape zemer qe te vazhdosh te grish me shume sallate, kjo eshte shenja e pare qe po te vete mundimi dem.

A te ka ndodhur ndonjehere kur ti i ben gjimnastike gjuhes per njefare kohe dhe rreagimi i vetem nje merr prej atij qe ben sikur te degjon eshte: “interesant…”, “hmm”, “ashtu eshte”, “ke te drejte”, etj … Degjimi i ketyre pasthirrmave eshte shenje qe asnje fjale e vetme nuk te eshte degjuar. Kot i jep gaz gojes.

Me shokues akoma eshte edhe vet fakti qe as ti vete nuk i degjon ato qe thua megjithese dalin nga goja jote e cila ndodhet vetem disa centimetra larg veshit tend. Nje shqiptar mesatar thote 3000-4000 fjale ne dite ne total, ne mes te cilave ka vetem 100 fjale te vecanta nga njera tjetra. Nga gjithe keto fjale, ai vete mund te degjoje vetem rreth 30-40 cope.

Ky eshte nje fenomen i gjitheperhapur, qe nga diskutimet filozofike, politike, seksuale e deri tek ato sportive, diskutime te cilat mbijne si mizat mbi plehra sa here qe te pakten dy ose me shume shqiptare ndodhen ne te njejtin vend.

Madje edhe ne rastin kur nje pjese e madhe njerezish mblidhen me qellimin e qellimshem per te degjuar dike qe flet, sikurse bie fjala, ne nje miting, as 1% e fjalimit nuk degjohet me vemendje nga mitingashet. Dhe ne ate 1% perfshihen vetem fjale te shkeputura e as edhe nje fjali.

Dhe kjo ndodh kur degjuesit nuk jane vuajtes se semundjes se “deficitit te vemendjes”, qe eshte nje semundje e njohur nga shkenca e llafollogjise, dhe nuk perfshihen as situata te njohura specifike, kur perqindja e llafeve qe degjohen eshte pothuajse zero, sikurse ndodh kur gruaja i flet burrit. Studimet ne fjale bazohen ne vemendjen qe i falin njerez krejtesisht normal, nje bashkbiseduesi te zakonshem.

biseduale
biseduale

Nje perjashtim te vogel nga keto vezhgime perbejne debatet televizive, ne kohen kur dy ose me shume bashkefoles flasin ne te njeten kohe. Ne raste te tilla degjohet gjithmone ai qe bertet me forte vetem 20% te kohes qe shan dike per moter, nene ose per gruan e perdale.

Gjithashtu eshte vertetuar pas eksperimetesh te shumta, qe shumica e shqiptareve ndjekin me me shume vemendje nje film edukativ erotiko/porno/seksual i cili permban shume pak fjale, sesa nje film dokumentar mbi historine e tranzicionit postkomunist te mbushur me opinione, mendime dhe bisedime me protagonistet kryesore te tij.

Kaq fjale kam parashikuar se do te jesh ne gjendje te lexosh edhe nga mua sot. Pjesen tjeter ta them me vone.

 

Advertisements

pergjigju

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

w

Po lidhet me %s