Majmuni meson te beje kerkime shkencore


Mokoloko duke studiar gjyshin e tij
Mashuku duke studiar gjyshin e tij

Sipas nje lajmerimi per shtyp te “Laboratorit te Primateve” ne Universitetin Planetar te Amerikes, majmuni i quajtur Mashuku, ka arritur te mesoje si te zhvilloje kerkime rudimentare shkencore perbri studiuesve te tjere, njesoj si keta te fundit.

Kjo eshte nje arritje qe deri me dje konsiderohej e pa-arritshme nga shkenca, sepse Mashuku tanime mund te sfidoje aftesite kerkimore shkencore te cdo lloj profesori ne cilindo nga 100 universitetet Shqiptare, qe nga universiteti me i ri privat “Planet of Apes University” e deri tek me i vjetri qe akoma mbetet “Universiteti i Tiranes”.

I afte te kopjoje me perpikmeri veprimet kerkimore shkencore te stafit qe e ka trainuar, Mashuku tregon mbi te gjitha nje vullnet qe sfidon edhe shkencetarin me pasionant. Ne nje foto te qarkulluar ne media nga Laboratori i Primateve, Mashuku tregohet i perqendruar perbri nje studieseje duke mbajtur shenime mbi sjelljen e majmuneve te tjere me pak te zhvilluar sesa ai.

Se shpejti nje majmun si ky mund ta meritoje nje vend pune ne nje universitet modest, si pershembull ne Universitetin Politeknik te Tiranes, i cili edhe kete vit u rendit i fundit ne bote per sa i perket cilesise se kerkimit shkencor. Me nje staf Mashukesh vitin tjeter ka gjasa te dale me mire, dhe tia lere vendin e fundit te cilin e ka mbajtur per disa vite rresht, ndonje universitetit tjeter shqiptar.

Gjithashtu, prodhimi ne mase i ketyre lloj majmuneve, do ti ule se ndjeshmi kostot qe perballojne universitetet tona per te paguar rrogat e shume pedagogeve qe nuk bejne asnje gje me shume sesa Mashuku.

Sado te bien rrogat e stafit pedagogjik ne keto universitete, nuk mund te konkurrojne asnjehere me nje kuintal banane ne muaj.

ne kompjuter
Mashuku duke punuar ne kompjuter

“Ne jemi krenare me arritjet e Mashukut” – thote drejtori i qendres studimore, profesor H.H. Bush, – “Perqendrimi i tij ndaj subjektit nen studim, aftesite analitike dhe kuantitative qe tregon, e bejne Mashukun nje shkencetar me prespektive.” – vazhdon prof Bush duke treguar nje tjeter foto te Mashukut te perqendruar perpara kompjuterit.

“Aftesia e te komunikuarit me ane te shenjave eshte gjithashtu impresionante, kur eskperimeti del me sukses dhe i permbahet hipotezave te ngritura, Mashuku tund duart dhe kembet me entuziazem duke kerkuar me shume banane dhe leng molle.” – vazhdoi Prof. Bush duke shtuar qe “deri tani kemi krijuar robote per te bere punen e njerezve, ndersa arrdhja e majmuneve ne skene paraqet nje stad me te larte ne kete proces.”

Si nje lajm qe mund te beje jehone akoma me te madhe sesa lajmi i zbulimit te therrimes se zotit, ky lajm do te shkaktoje sensacion dhe debate pa fund ne shtypin kerkimor-shkencor shqiptar si dhe ne kafenete dhe institucionet akademike dhe shkencore shqiptare.

“Amerika eshte laboratori i botes, ne te gjithe ndjekim me interes te larte ca zbulojne ata” – thote Bylmez Beqiri, kryetar i Akademise se Shkencave te Shqiperise.

“SHBA, aleatja jone e madhe, eshte ne pararoje e shkences boterore, drejt te ciles po integrohemi edhe ne.” – vazhdoi akademik Beqiri duke krruar koken, – “Dhe ja ku po jua them, qe mund te kete disa nga keta majmune qe kane dale nga laboratoret e Amerikes, qofte shimpaze, gorilla ose babuner, qe megjithese nuk e kane eksperiencen time, mund te jene edhe me te zgjuar sesa une.”

I pyetur ne lidhje me zerat qe thone se ardhja e ketyre lloj majmuneve ne tregun akademiko-shkencor, mund te perbeje kercenim per vendin e punes se shume shkencetareve dhe kerkuesve shqiptare, perfshire dhe te tijit, akademik Bylmezi tundi koken, dhe mori pamjen e akademikut te zhytur thelle ne mendime kur perballet me pyetje te natyres ekzistenciale.

Pastaj tha: “Po erdhi ndonje orangutang nga Amerika e i shkrepet te na kerkoje ndarjen e shkences nga politika, morem fund.”

 

Advertisements

Një mendim mbi “Majmuni meson te beje kerkime shkencore

  1. Une kur isha ne Shqiperi s’merresha me asgje. Aty s’eshte e mundur te studiosh, sado vullnet te mire te kesh. Aty s’ka libra, s’ka kushte, s’ka asgje, hic fare. Ai stan ate bulmet ka.

    Pëlqejeni

pergjigju

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

w

Po lidhet me %s