Partizani i Beogradit ndeshje miqesore me Flamurtarin me rastin e njefare 100 vjetori


Plani C
Plani C

Duke pare qe ndeshja miqesore me Barcelonen nuk u realizua dot per shkak te kostos shume te larte qe kerkoi ekipi katalanas per te ardhur ne Vlore – gati dyfishin e parave qe mori Real Madridi per te lozur me Shkumbinin, organizatoret e festimeve te 100 vjetorit te pavaresise kaluan tek plani B.

Partizani i Beogradit eshte i gatshem te vije ne Vlore per dy ore per nje te njezeten e kostos se Barcelones. Biles jo vetem kaq! Serbet jane gjithashtu te gatshem te humbasin ndeshjen me rezultatin 2-0, njesoj si njehere e nje kohe, megjithese kjo nuk do te jete e lehte me kete ekip qe ka Flamurtari sot. Mjafton te mos u thuhet se per cfare evenimenti, per te mos u hapur probleme kur te kthehen ne Beograd.

Kjo ndeshje futbolli dhe kjo fitore e pritshme, ka per ti ngrohur edhe njehere ndjenjat kombetare, sportive dhe krenarine vlonjate. Pritet qe mbi 200 tifoze kuq e zi ta ndjekin ndeshjen ne stadiumin “Flamurtari” te Vlores ne kapacitet te plote, dhe 2000 tifoze te tjere nga pallatet perreth stadiumit. Nuk priten tifoze serbe ose te kombesive te tjera.

Kompanite e basteve kane filluar te pranojne baste per kete ndeshje nga te gjithe sportdashesit bastexhinj. Neqoftese serbet bllokohen ne uren e Mistrovices dhe nuk arrijne ne Vlore ne kohe per te lozur, athere publiku do te argetohet me dy kokosha qe lozin me top.

Keta kaposha e mesuan futbollin ne cirk, dhe qe tani po mbahen ne zyren e kryetarit te bashkise ne rast se organizatoret detyrohen te kalojne tek plani C.

 

Advertisements

pergjigju

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

w

Po lidhet me %s