Ketu jane 25 nga Opinionet e mia


Nje levozhge qe nuk qerohet nga qenia ime jane 25 nga opinionet e mia, dhe ja ku po i shkruaj qe ti di gjithe shqiptaria:

  1. Ka shume shqiptare ne kete bote, ca gjalle, ca vdekur, ca qe skane lindur akoma e ca te tjere qe fatmiresisht nuk do te lindin dot.
  2. Ca te gjalle, shfrytezojne ca te vdekur per tua bere jeten ca te gjalleve te tjere, sketerre.
  3. Shqiptaret jane si qepet, i qeron e te bejne per te qare.
  4. Qan mire kush nuk qesh i parafundit.
  5. Te gjithe merren me politike sepse politika merret me te gjithe.
  6. Po te me nxirrnin perpara nje ujk, nje gomar, nje besimtar, nje fshatar, nje qytetar, nje intelektual, nje kal, nje militant partie, nje te zgjebosur, nje te lerosur, nje mi, nje morr dhe nje te semure mendor, gomarin do ta vrisja, pastaj do i mbyllja te gjithe te tjeret ne nje dhome shume te vogel.
  7. Gomari eshte njeriu me i mire.
  8. Dhia e zgjebosur ka te drejte ta mbaje bishtin perpjete.
  9. Njerezit qe jane gej, jane si gjithe njerezit e tjere, dhe anasjelltas.
  10. Benz Mercedes eshte makina me e mire.
  11. Nje pule sot eshte me mire sesa nje veze mot.
  12. Pulave u takon te kakarisin ne pulari.
  13. PD do fitoj 100%.
  14. Po e le qenin te te ruaje berxollen, do te hash shollen.
  15. Oh sa mire me qen shqiptar.
  16. Oh sa mire me qi shqiptar.
  17. Te gjithe ata qe e fillojne biseden me fjalet “te dashur degjues,” jane shurdhe.
  18. Po te ngrihen kembet ti bien kokes, koka duhet ti bjere murit.
  19. Shqiperia eshte vendi me i bukur ne bote, ndaj mire ia bejme qe e shemtojme.
  20. Shqiperia do te mbetet vendi me i bukur ne bote, sado ta shemtojme ne.
  21. Te gjithe armiqte e mi kane nje pune te perbashket, berber, te ma rruajne.
  22. Te gjithe politikanet duhet te varrosen ne nje mauzoleum te perbashket.
  23. Ku eshte balta me e embel se mjalta? Kushdo qe e ka thene kete duhet te kete ngrene shume mut.
  24. Kush degjon lajmet cdo mengjes i perserit ato gjithe diten.
  25. Kush harron historine e perserit ate, pastaj e harron prap, pastaj e perserit perseri.
  26. Denimi me vdekje eshte i nevojshem dhe i dobishem, vdekja akoma me e dobishme.

Keto ishin 25 nga opinionet e mia. Faleminderit qe patet durimin dhe i lexuat. Te tjerat ua them me vone.

Advertisements

pergjigju

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

w

Po lidhet me %s