Horoskopi i Shtatorit 2012


Nga Gole Mballoma, pensionist ne pension.

 

Dashi Mars 21 – Prill 19

Punet nuk po te vene mire si njehere e nje kohe, e as te kane vajtur mire ndonjehere. Eshte koha te besh pune te tjera te cilat mund te te vene me mire ose me keq akoma.

 

Demi  Prill 20 – Maj 20

Do te ndodhesh ne nje situate jashtezakonisht qesharake, kur dikush te te kercenoje me vdekje neqoftese nuk qesh me shakate e tij. Ndersa dikush tjeter do te te vrase me siguri po qeshe me te. Kesaj po i them zgjedhje, qe po ta le ty ne dore.

 

Binjaket Maj 21 – Qershor 21

Nuk e di me saktesi cili eshte burimi i problemeve ne jeten tende, po jam i sigurt qe eshte per fajin tend.

 

Gaforrja Qershor 22 – Korrik 22
Ajo gjeja qe te ha per brenda gjithe kete kohe, duhet te jete duke vuajtur jashte mase.

 

Luani Korrik 23 – Gusht 22
Kur je i paafte te zgjidhesh problemet e tua, qesh me to, ashtu si qeshin e gajasen me to te gjithe te tjeret.

 

Virgjeresha Gusht 23 – Shtator 22

Mos i li keshillat e te papuneve te tjere te diktojne te ardhmen tende. Kjo eshte puna ime.

 

Peshorja Shtator 23 – Tetor 23

Po te tregosh gjithmone te verteten nuk do te te duhet te mbash mend asgje. Pervec kesaj keshille.

Akrepi Tetor 24 – Nentor 21

Yjet, dielli, hena, kometa dhe asteroidet jane ne nje pozicion qe nuk mund te quhet as i favorshem as i pafavorshem, keshtu qe mos bej asgje kete muaj.

Shigjetari Nentor 22 – Dhjetor 21

Bota mund te marre fund neser. Po zoti mund ta shtyje edhe nje dite sa per gallate. Perfito nga rasti qe po te jepet.

 

Bricjapi Dhjetor 22 – Janar 19

Nje misionar i fese do te perpiqet te te konvertoje kete muaj me perralla dy mij vjecare qe nuk i beson me as macja dembele e shtepise. Mos u genje, neqoftese ka dicka te te cilen ia vlen te besosh, ajo dicka eshte horoskopi.

 

Ujori Janar 20 – Shkurt 18

Po e lexove kete parashikim duke ngare makinen, ka shume mundesi te perfundosh ne kanal ose edhe me keq akoma.

 

Peshqit Shkurt 19 – Mars 20

Je me fat, po dhe fati e ka nje afat qe skadon se shpejti.

Advertisements

pergjigju

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s