korrupsioni ne qeverrine shqiptare, ve ne dukje ekzistencen e qeverrise shqiptare


paskemi qeverri
paskemi qeverri

TIRANE, ALBANIA — Zbulimi kohet e fundit i korrupsionit ne qeverrine shqiptare, krijon mundesine e nje zbulimi akoma me te madh, ate te ekzistences se qeverrise shqiptare, – thuhet ne nje komunikate per shtyp te organizates se kombeve te bashkuara.

Nje entitet i panjohur, ekzistencen e te cilit deri tani askush nuk e kishte parasysh, qeverria shqiptare ka treguar se jo vetem qe ekziston, po qe merr pjese aktive ne jeten ekonomike te vendit, sikurse rasti i fundit tregon.

“Kur e morra vesh qe qeverria shqiptare kish vjedhur gjithe fondet e akorduara nga banka boterore u shokova” – thote residenti i Himares Gjergji Dhima, “Nuk e dija qe kishim qeverri.”

Ndersa qytetaret shqiptare jane te mesuar me idene e rryshfetit dhe korrupsionit ne cdo aspekt te jetes, deri tani askush nuk e dinte qe te pakten nje pjese e ketij korrupsioni ishte i natyres qeverritare.

“Kemi dhe qeverri?” – ngre supet Agush Agushi nga Corovoda, “Cudi!”.

Edhe vete zyrtaret e shtetit gjate kafes disa oreshe te mengjesit e komentuan kete lajm gjere e gjate. “Une e di qe kam nje zyre aty ku ka qene lidhja e shkrimtareve” thote Auron Mëneri, – “po nuk e kisha idene qe qenkam zevendes minister i kultures, apo i mjedisit, a ku ta di une.”

Ndersa nje tjeter zyrtar i shtetit, Ilir Meta, nuk e di akoma qe nuk eshte me zevendes kryeminister. “Une vazhdoj punen time normalisht njesoj si me pare”- thote Iliri duke ngritur supet. “Me sa di une, jam zevendes kryeministri dhe kaq. Nuk me intereson ca thone te tjeret.”

Ndersa kryeministri Sali Berisha, i vetmi qe u tregua i sigurt ne vendin dhe rolin e tij si kryeminister, tha “Une jam, kam qene e gjithmone do te jem Kryeministri i Qeverrise Shqiptare. Une do ta zhduk korrupsionin, qofte qeverritar, qofte opozitar.” – pastaj duke tundur gishtin tregues ne ajer vazhdoi – “Qeverria ekziston, kete vetem une jua garantoj!”

Advertisements

pergjigju

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s