Burgjet shqiptare renditen ne 100 burgjet me te mire ne bote


ne burg
ne burg

Prisonbook, organizata qe merret me rankimin e cilesise se burgjeve ne bote, nxorri kete jave klasifikimin e burgjeve me te mire ne bote, ku bie ne sy perfshirja e burgjeve shqiptare ne 100 vendet e para nga 12,000 burgje te klasifikuar. Si nje nga vendet me numrin me te madh te kryeministrave qe kane qene vete ne burg, si dhe te atyre qe duhet te vene ne burg, Shqiperia i ka dhene cilesise se burgjeve te saj rendesine me te larte.

Ndoshta per kete aresye shume shqiptare, te denuar jashte shtetit, preferojne te transferohen ne Shqiperi per te kryer denimin. Nje i tille ishte dhe Aqif Kopertoni*, i cili pas shume vitesh ne emigracion dhe burg, u kthye ne Shqiperi ku dhe vazhdoi te aktivizohej ne sistemin e drejtesise duke u bere sot nje gjykates i respektuar i gjykates se larte, ku ai perfiton nga eksperienca e sistemeve gjyqesore ne vendet ku eshte denuar per te sjelle dhe ne sistemin tone praktika evropiane bashkekohore ne aplikimin e drejtesise.

Kjo arritje e vogel e vleresimit te vendit tone ne bote ne klasifikimin pozitiv te dickaje qe del dhe buron nga ne, me siguri do te trajtohet si nje lajm i vogel pozitiv ne fushaten e ardhshme elektorale. Ndersa opozita me siguri do te shfrytezoje klasifikimet e tjera, si ato te universiteteve, shendetsise, varferise dhe korrupsionit ku ne renditemi te fundit per ta zbehur sado pak kete arritje te vockel.

*emrin e gjykatesit e kemi ndryshuar qellimisht, perndryshe na hedh ne gjyq per nxjerrje te sekretit shteteror dhe na fut ne burgun me te keq qe kemi

Advertisements

pergjigju

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s