Njeriu i perpire nga flaket ben thirrje per ligje me te rrepta kunder zjarrvenesve


Njeriu qe digjet
Njeriu qe digjet

TIRANE—Azis Zifti, nje njeri i papune, pa banese te perhershme dhe pa shprese per te ardhmen, ka dale sot disa sekonda perpara kamerave per te terhequr vemendjen e publikut mbi nje problem serioz, zjarrvenien dhe zjarrvensit.

Ky problem qe i ka kushtuar Azisit shtepine, makinen, lopen dhe te gjitha parate qe i kishte fshehur me kujdes brenda ne dyshek, perben sot nje problem serioz per te gjithe ne.

Mirepo, apatia e publikut e ka shtyre kete problem ne fund te stives me dru te problemeve te shumta te lagur me karburant te bollshem qe kerkojne zgjidhje te menjehershme perpara se ta marre ferra uraten nga ndonje bisht cigareje.

“Kush i ve zjarrin pyllit, i ve zjarrin Shqiperise, e kush i ve zjarrin Shqiperise i ve zjarrin fshatit tim, e kush i ve zjarrin fshatit tim i ve zjarrin shtepise sime, e kush i ve zjarrin shtepise sime i ve zjarrin dyshekut tim, e kush i ve zjarrin dyshekut tim, i ve zjarrin bythes sime.” – e ka perfunduar konferencen e tij te shkurter per shtyp Azisi pa mundur te shtoje as edhe nje fjale me shume.

Asnje zjarrfikes nuk u ndodh ne vendngjarje per shkak te mungeses se karburantit.

Advertisements

pergjigju

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s