Familjet qe u njohen me ane te internetit, i shpallin lufte njeri tjetrit, ngujohen ne shtepi


nje i ngujuar
Gjeloshi

SHKODER —-Fenomeni i gjakmarrjes po vazhdon ne kohet moderne, njesoj ose ndoshta edhe me keq sesa ne kohen e Lek Dukagjinit. Sot u mesua qe dy familje hyne ne gjak, pasi ishin njohur 6 muaj me pare me ane te internetit.

Sipas deshmitareve virtual, djali i familjes Marku, Gjelosh Marku, u njoh me ane te rrjetit social facebook, e me pas vazhdoi komunikimin me ane te skype me vajzen e familjes Pulaj, Drane Pulaj. Gjerat shkuan mire derisa familjaret e familjes Pulaj, me konkretisht vellai i madh, i dyte dhe i peste i Dranes, morren vesh mbi lidhjen jashtemartesore te motres se tyre ne internet.

Pasi ndodhi kjo, vellezerit ne bashkepunim me njeri tjetrin nuk u mjaftuan vetem me keputjen e kabllit te fishes se telefonit qe ishte pergjegjese per lidhjen, po vendosen te ndeshkojne dhe cenuesin e nderit online te motres se tyre, Gjeloshin, i cili deri ne ate moment nuk kishte kuptuar gje.

Gjeloshi me siguri do te kete dyshuar kur nuk e ka pare Dranen ne linje, por ka menduar se mungesa e rrymes, ndonje difekt kompjuteri, ose hedhja ne ere e ndonje shtylle telefonike te kete qene shkaku i shkeputjes se lidhjes me Dranen. Si rezultat i kesaj mungese informacioni, Gjeloshi u gjend i papregatitur ndaj rrezikut.

Per ta bere nje histori te gjate te shkurter, mund te themi vetem qe ketej e tutje fisi Marku eshte ne gjak me fisin Pulaj, dhe te dyja

familja pulaj
drane pulaj

familjet jane ngujuar, si mijra familje te tjera Shqiptare nga keto ane.

Per fat te mire qe te dy familjet deri me sot kane akoma akses ne internet. Organizata e pajtimit te gjaqeve u ka derguar nje email te perbashket pajtimi.

Advertisements

pergjigju

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

w

Po lidhet me %s