Vlonjatët në protestë kundër filmit që i shan për motër


vlonjatet
vlonjatët

VLORË, 15 SHTATOR — Sapo bota ra pak në rrehatllëk nga protestat e myslimanëve të acaruar nga filmi që shan Muhametin, një shkëndijë tjetër artistike i ndezi përsëri gjakrat, kësaj rradhe në qytetin jugor Shqiptar të Vlorës.

Çka e zgjoi qytetin e përgjumur të Vlorës plot me vlonjatë të zemëruar, ishte një film që i shan për motër.

Filmi i titulluar “O Vlla”, i postuar në rrjetin social youtube dje rreth orës 2 të natës, përmban referenca të ndryshme fyese ndaj vlonjatëve, si për shembull dialog ofendues: “O vlla, ke vlla ti vlla? Po motër? Punon motra? Motrën!” ose thirrje ofenduese si: “Vëllezër e motra të Vlorës. Motrën!”, “Nga Vlora je ti vlla? po motrën nga e ke? Epo Motrën!”

Kaq u desh qe vlonjatët të suleshin si lumi i Vlorës në bulevardin Vlorë-Skelë, të indinjuar pa masë dhe për të kërkuar ndëshkim të menjëhershëm të autorëve dhe aktorëve të filmit 15 minutësh “O Vlla”.

Disa protestues që u pyetën nga korrespondenti i kokqepës në terren, nëse e kishin parë filmin në fjalë, u përgjigjën pothuajse me një zë: “E ku di gjë vllai. Po motrën atij, vëllait të tij, motrës së motrës së tij e ça i përmban pragu i derës!”

“Edhe motrën e miut të shtëpisë!” shtoi një protestues tjetër që u ndodh aty rastësisht.

Ndërkohë, autoritetet vendore të Vlorës, i bënë apel politikës që të kalojë në kuvend ligje të rrepta në kodin penal që e ndalojnë sharjen e vlonjatit për motër.

Në letrën drejtuar kryetares së kuvendit, të firmosur unanimisht nga të gjithë anëtarët e këshillit bashkiak dhe të lexuar përpara popullit të Vlorës nga kryetari i bashkisë, Shpëtim Gjika, thuhej midis të tjerash që: “Nëqoftëse këto ligje që kërkojmë ne, nuk aprovohen menjëherë, atë motrën të gjithë deputetëve, të majtë e te djathë e të mesit, socialistë, demokratë, çam ose grek.”

Advertisements

3 mendime mbi “Vlonjatët në protestë kundër filmit që i shan për motër

  1. doli motra ne penxhere
    per te pare se kush bertet
    po bertet nje kar beqar
    picken time do ma mar

    oj oj oj oj haleee oj oj oj oj bole
    kujtova se binte shi
    ajo ishte sperma e tij

    Pëlqejeni

pergjigju

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s