i porsalinduri humbet shpresat “ky vënd nuk bëhet”


i porsalinduri
i porsalinduri

Në një rekord të ri që i ka habitur praktikuesit e profesionit mjeksor, njeriu i porsalindur A. S., ka humbur çdo shpresë që pas 6 ditësh jetë në Shqipëri, që “ky vënd edhe mund të bëhet ndonjëherë”.

“Kjo thyen çdo rekord” – tha drejtori i pavionit obsetrik Gaqo Guva, – “Sa hapi sytë, kjo foshnjë hodhi një vështrim rrotull prej plaku 60-vjeçar të vrarë nga jeta. Në gjithë karrierën time nuk kam parë dicka të tillë!”

“Ai megjithëse 6 ditësh, kupton realitetin e zymtë që njerëzit e tjerë përpiqen ti shmangen çdo ditë e çdo orë e çdo minutë e me çdo kusht!”

Megjithëse foshnja nuk ka zhvilluar akoma aftësine për të folur, ai ua ka bërë të qartë të gjithëve me qëndrimin e tij që pavarësisht moshës së tij shumë të njomë, ai kupton dhe pranon faktin që njerëzit nuk mund të besohen, që janë shumë injorant për të marë në konsideratë sado të vogël opinionet e tyre, që mungesa e ndërgjegjes mbi tendencat e tyre shkatërruese ështe si një epidemi kolere, dhe shumica e tyre jane kaq të pa-aftë as për të arritur objektivat e cekëta që dominojnë jetën e tyre ordinere.

Burime nga materniteti raportojnë që foshnja filloi të zhvillojë dyshimet që e çuan në këtë konkluzion që në ditët e para të jetës, duke parë gjendjen e mjeruar të spitalit ku lindi, njerëzit e rritur që bërtasin e pinë duhan e më pas pështyjnë gëlbazat në dysheme, korrupsionin me kosto të lartë të cilin duhet të përballin prindërit e tij të varfër e të palumtur në mënyrë që ai të gëzojë qoftë dhe minimumin e kujdesit, dhe indiferentizmin e përgjithshem ndaj shumë e shumë të qara foshnjesh, perfshirë edhe të tijën.

“Pse linda ketu? Me këta prindër? Ky vend ka marë fund” – mendoi dhe njëherë foshnja 6-ditësh, një nga mendimet e para që kaloi në neuronet e reja të trurit të tij të pazhvilluar. – “Më iku truri. Po shpëtova gjallë, do iki diku larg. Po a do shpetoj vallë?”

Pastaj, ia shkrepi prap të qarit.

 

Advertisements

pergjigju

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s