Islami dhe Shkenca Shqiptare


Shkence Ishalla
Shkence Ishalla

TIRANE- Kreu i Bashkësisë Qeveritare Shqiptare, Sali Berisha, duke folur në Konferencën Shkencore të Bashkësisë Islame të Shqipërisë, ka deklaruar se udhëheqësit shpirtërore të kombit së bashku me udhëheqësit shkencorë të tij e meritojnë vendin e tyre të pamerituar në histori.

“Roli dhe kontributi i udhëheqësve shpirtëror dhe shkencor të kombit, të besimit mysliman, ortodoks, katolik dhe shkencor në kete 100-vjetor te pavarësisë së Shqipërisë është injoruar dhe është harruar dhe kjo është shumë e vërtetë. Për diktatorin në Shqipëri armik më te egër se besimet tek zoti, shkenca dhe filmat dekadente fantastiko-shkencore nuk kishte. Ndaj dhe ai ndërmorri ndaj tyre barbaritë më të pashembull në historinë moderne të njerëzimit”- vazhdoi Berisha – “Si një ish-pjesmarrës aktiv i kësaj barbarie unë mund ta them këte me bindje dhe besim të plotë!”.

Sipas tij, në Kosovë dhe në trojet shqiptare pushtuesi donte t’u impononte besimin e tij, dhe ia arriti ketij qellimi pas 500 vjetësh me atë të imponimit të besimit islam. Ndaj dhe ky kapitull i rëndësishëm dhe i gjatë i historisë sonë duhet të dalë dhe të vendoset në piedestalin që meriton.

Kryeministri ka rikujtuar tolerancen dhe bashkejetesen fetare ne vend, shembull per gjithe vendet e tjera.
“Elita fetare e vendit ka meritat më të para nga të gjitha elitat e tjera, duke perfshire ketu eliten shkencore, intelektuale, sportive, artistike, ekonomike dhe politike. Fetarja ua kalon të gjithave!. Në rast se vështrojmë kombet dhe historitë e tjera ju do të gjeni kombe të cilat kanë traditat mijëra vjeçare shkrimi, alfabetesh, librash dhe qytetërimi. Kombi jone nuk ka asnjeren nga keto, mirepo ka një specifik që se ka asnjë komb tjetër, që është qenia në pararojë të shkencës dhe fesë. Ky është diamant i qytetërimit të kombeve, një fanar ndriçues fetaro-shkencor që ndriçon botën si një far në det të trazuar duke ngritur kryet këtu mbi këto male dhe ato shkrepa.”

Pastaj pasi u gelltit dhe piu nje gote uje, Kryeministri vazhdoi:

“Ne jemi krenare qe megjithese nje vend islamiko-shkencor, tek ne pervec myftiut te Shkodres, askush tjeter nuk protestoi dhunshem kunder filmit amerikan anti islamik. Biles, biles as protesta paqesore nuk pati! Tek ne nuk protestohet me, as nga me fanatiket fetare, shkencore, socialiste, bllokiste dhe komuniste! S’ka dhe s’mund të ketë asnjë tregues më epror për qytetarinë e një kombi sesa kjo”, tha ai “sipas atij.”

 

Advertisements

pergjigju

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s