Pemët dhe Shqiptarët


peme
pemë

Pas suksesit te tij kombëtar me librin “Bimët dhe Shqiptarët” bimëdashësi i njohur dhe shkencëtari i palodhur Lufter Xhuveli, i ka kthyer sytë nga pemët.

Në një libër të ri të titulluar “Pemët dhe Shqiptarët,” profesor Xhuveli mbron tezën e propozuar nga ai vetë, që pemët përpiqen të mbysin njera tjetrën.

“Cdo gjë fillon me dy fara peme të mbjellura disa metra larg njëra tjetrës në tokë” – tha profesor Xhuveli përpara një paneli shkencëtarësh, dijetarësh dhe druvarësh në ambientet e akademisë së shkencave. – “Të shohesh ti pas 20-30 vjetësh se si këto dy pemë do ti hidhen njëra tjetrës në fyt. Nuk do shume mënd për shumë nga ju që të kuptoni se cfarë po përpiqen të bëjne shumë ngadalë këto pemë. Unë e kuptova menjeherë. Ato duan ti marrin frymën njëra tjetrës.”

peme e shkencetare
pemët dhe trungjet shkencetarë shqiptarë

I pyetur nga korrespondenti i kokqepës se cfare vjen pas këtij botimi, profesor Xhuveli na u përgjigj se është duke shqyrtuar dy ide për libra të tjerë në progresion evolucionar: “Kafshët dhe Shqiptarët” dhe më pas mendon ta mbyllë serinë e librave te tij, me një libër të titulluar “Shqiptarët dhe Shqiptarët” i cili do të përmbledhë të gjithë përfaqsuesit e florës dhe faunës shqiptare rreth një trungu të vetëm shkencor.

Advertisements

3 mendime mbi “Pemët dhe Shqiptarët

  1. Pingback: KokQepa

pergjigju

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

w

Po lidhet me %s