Ish-komunistët: Do lyhemi me gjalp e do lëpijmë njëri-tjetrin


Shoku Hajredin Çekani
Shoku Hajredin Çekani

Nderkohë që Ish- të përndjekurit politikë ndodhen në një grevë urie deri në vetflijim, problemin e kundërt kanë ish përndjekësit e tyre, ish komunistët.

Shumë nga këta ish komunistë sot vuajnë nga mbipesha që vjen prej mbingrënies, gjë që shkakton probleme të ndryshme për shëndetin, që nga diabeti e deri tek sëmundjet e zemrës.

Për ti treguar popullit shqiptar që edhe ata nuk e kanë aspak të lehtë jetesën në Shqipëri, ish komunistët kanë vendosur metodën e tyre të protestës, atë të ngrënies së ushqimit të tepërt deri në plasje nëqoftese dikush u rrezikon pushtetin ekonomik që gezojnë sot. “Do lyhemi me gjalp e do lëpijmë njëri-tjetrin. Do hame cdo dite si ne vit te ri” thone ish komunistet nepermjet zedhenesit te tyre.

“Këtë kockë nuk na e heq askush nga dhëmbët” – thotë shoku Hajredin Çekani, një ish mekanik dhe ish hero i punës socialiste. “Kemi 65 vjet që e shtrëngojmë fort mes dhëmbëve!”

I pyetur nga korrespondenti i KokQepës që “a e konsideruat grevën e urisë përpara se ti ktheheni kësaj mënyre shumë më ekstreme proteste?” shoku Çekani na u përgjigj: “kush, uri, ne? ore, paskeni oreks ju!”

Advertisements

pergjigju

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s