rritet prodhimi i tapave


tapa
tapa

TIRANE — Shume pak njerez e dine qe Shqiperia qendron ne pararoje te prodhimit te tapave ne bote.

Tapa, ky objekt ne forme cilindrike me prejardhje pemore qe perdoret per te mbyllur shishen e rakise, te vajit, uthulles, veres ose edhe cdo lloj shishe tjeter, eshte me shume rendesi per ekonomine e vendit ku keto lengje perdoren shume.

Si nje element me rendesi vitale ne ekonomine kombetare, ky objekt ka frymezuar shume anetare te akedemise se shkencave ne projekte studimore te orientuar drejt shkences se tapologjise. Tapologjia, kjo dege e re e matematikes qe po lind pikerisht ketu tek ne, do te marre nje zhvillim te vrullshem duke u mbyllur gojen te gjithe atyre qe thone qe ketu nuk behet shkence.

Shkenca jone eshte si shejtani qe ishte ne shishe dhe tani iu hoq tapa. Tani nuk mbahet me e as nuk futet dot me prap ne shishe.

“Tapat dhe Shqiptaret” nje tjeter liber i tapologut Lufter Xhuveli ne bashkepunim me matematikanin dhe tapologun tjeter Gudar Beqiraj i cili mban aktualisht postin e shefit te katedres se tapologjise dhe ate te kryetarit te akademise, pritet te zbukuroje raftet e librarive dhe bibliotekave shqiptare vitin tjeter, duke iu bashkuar kesisoj serise shume te sukseshme te librave tanime te suksesshem, “Bimet dhe Shqiptaret“, “Pemet dhe Shqiptaret.”

Me gjithe keto zbulime do te dehemi te gjithe sa te behemi tap me shkence.

tapa
tapa

Madje edhe universitetet tona tani kane filluar te ofrojne programe studimi ne shkencen e tapes, si universitete publike po ashtu edhe ato private, qe te dyja bashke jane sup me sup ne pararoje te dijes dhe arsimimit te brezit te ri.

Te pakten 50 mij shqiptare te rinj do te diplomohen sivjet me diplome ne tap topi.

Advertisements

pergjigju

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s