“Ti do të vdesësh një ditë dhe do të jetë shumë keq” mendoi Argita gjatë festës së ditëlindjes të babit


Argita
Argita

Duke ngrënë drekë me babin, një moment trishtimi e kapi Argitën. Ky trishtim ishte kapur fort pas një mendimi të vetëm që i rrotullohej në mendje.

“Sa keq do të jetë kur ti të vdesësh.”

“Nuk mund ta imagjinoj dot jetën atëhere,” ishte mendimi i dytë. “Ose e imagjinoj jashtëzakonisht të zbrazët,” ishte i treti.

Pastaj mendja iu kthye prap tek mendimi i parë.

Megjithë përpjektjet e saj për ta larguar këtë mendim dhe familjen e tij të mendimeve nga mendja, nuk mundi dot. Po mendonte se si do të ndihej në atë moment kur dikush ti sillte lajmin e keq, dhe ajo të mbetej jetime.

“Sa keq duhet të jetë po të mos kesh më prindin në këtë botë.” mendoi Argita për të disatën herë.

Argita i mbajti sytë të ngulur në një pike fikse për një kohë të gjatë kohe, gjë që u vu re nga të pranishmit e tjerë.

Edhe babi e vuri re këtë dhe e kuptoi menjëherë se çfarë po e mundonte.

Iu afrua, dhe i foli me butësi: “Mos u mërzit për asgjë. Ke babin tënd ti.”

 

Advertisements

pergjigju

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s