100-vjeçar, bujar dhe pak i shkarë


Ky 100-vjetor i shtetit pritet me padurim të paparë nga mëkatarë, hyzmeqarë, kriminelë, dembelë, pijanecë, kalecë, komunistë, antikomunistë, fashistë, liberalë, të përdalë, të krishterë, myslimanë, të pafetë, analfabetë, ateistë, budistë, sadistë, mazohistë, kokëpalarë, dritëpaparë, të pangrënë dhe të panxënë, ata që shpresat i kanë lënë, që kanë gabuar, kanë menduar, kanë vepruar si në tokën e premtuar.

Me vendim të shtetit që feston ditëlindjen e tij, do falen të gjithë ata që janë qëlluar, keqtrajtuar, që janë mohuar, diskredituar nga “të pastrat duar”.

U falen të gjitha atyre që u kanë marrë fjalën, u kanë lënë pa shkollë djalën, u është vrarë motra, gruaja, dashnorja, djali, vajza.

Do amnistohen njerëz që u është marrë tokë, kokë, qytet, shtet, lum e det. Do shpëtojnë ata që nuk u vranë në trotuar ose nuk u varën në litar.

Shteti 100-vjeçar me urtësinë e tij do i fshijë të gjitha këto me një të rënë të lapsit dhe vuajtjet, përpjekjet, vetedjegiet do fillojnë nga fillimi.

Ta gëzojnë 100-vjetorin!

Advertisements

pergjigju

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s