bleva një byrek me mish tek dyqani i usta saliut dhe e hëngra keq*


bleva një byrek me mish dhe e hëngra që të gjithë

mishi ishte i kuq, i gjallë e i dhjamur

dhjami i trashë e me myk

petët e byrekut ishin si një llamarinë e vjetër me ndryshk

vaji ster i zi u kullonte poshtë me ritëm, pikë, pikë, pikë

filloi të më vinte mendja vërdallë

duke u përtypur ngadalë

copëza byreku zbritën poshtë me përtesë e më ngecën mu në fyt

njollat e vajit në rroba dukeshin si vrima plumbash pas pushkatimit pa gjyq

byreku ishte i thatë e pa shije, por unë e hëngra atë edhe çdo thërrime

stomaku po më dridhej dhe më vajtën djersë të ftohta mbas shpine

më mori një etje shkretëtire dhe s’kisha asgjë për të pirë

i hoqa të gjitha rrobat dhe vrapova lakuriq

në një lavazho mbërrita ku gjeta një llastik

nje plak matuf se nga dreqin mbiu aty, më pa plot me dyshim

i mbështetur mbi një shkop e me gazetë në dorë mu vërsul plot me tërbim

e më zhdëpi ne dru paq, derisa s’kisha më fuqi për diskutim

ngela aty i shtrirë, lakuriq, si peshku i detit në asfalt

i brengosur, me trup e shpirt të vrarë e të pjekur në zgarë

kur erdhi policia thashë se shpëtova paq

po nuk paska qenë e thënë që tia hidhja dot me kaq

i humba ndjenjat krejt dhe më ra si një vilani

kur erdha prap në vete pashë që isha në qeli

më çuan përpara gjykatësit të lidhur me tela me gjemba e me zinxhirë

gjykatësi i kishte sytë të kuq dhe avokati ishte i pirë

prokurori i kish dhëmbët e shtrembër e të dala si vampir

gjyqi zgjati pak, por dënimi doli shumë i gjatë

shkurt puna, e gjeta veten në një situatë

burgu ishte i madh dhe i mbushur plot për plot

e me qeli të errëta ku drita po hyri nuk dilte dot

kalova kohë aty në errësire, me shumë e shumë të tjerë

disa të dënuar me vdekje, disa të tjerë me jetë

ditët kaluan si netët

netët kaluan si ditët

derisa një ditë prej ditësh

na erdhi një amnisti

si një byrek nga qielli

nga dyqani i ustait Sali

me rastin e 100 vjetorit

të diçkaje të quajtur pavarësi

na thanë:

këtë vit s’do e hani byrekun thatë

por me mish të gjallë

e po u sollët mirë

do keni edhe nga një gotë me dhallë.

______________

*Fatkeqsisht e bazuar në një histori të vërtetë.

Advertisements

pergjigju

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s