PHD aktuale bejne thirrje, “Mos me!”


Te gjithe ata qe kane arritur graden shkencore PDH ne Shqiperi i kane bere thirrje qeverrise qe ti jape fund procesit qe i beri ata me PHD, pasi nuk mund te suportojne rritjen ne nje menyre kaq te shpejte te numrit te njerezve te tjere me PHD.

“U be deti kos”, tha Fatos Tarifa, nje PHD aktual, “Tani le te behet dhalle.”

Fatosi me PHD
Fatosi me PHD

Ne fakt deti vazhdon te jete kos per te gjithe ata qe kane para te blejne nje luge per te ngrene.

Bashke me kete rritje, rritet edhe shqetesimi i atyre qe i kane tanime keto PHD, ne lidhje me zhvleftesimin afatgjate te investimit te tyre.

Dr. Tarifa solli ne vemendje te opinionit ne nje shkrim plot me numra disa fakte dhe tendenca shqetesuese, qe “Shqipëria ka nevojë vetëm për “5 mijë doktorë” shkencash ndersa ky numer tanime i ka kaluar 10 mije dhe per nje vit tjeter edhe mund te dyfishohet.”

Ndersa kryeministri qe eshte tifoz i madh i masivizimit te arsimit te larte dhe te larte fare, nuk shqetesohet aspak nga keto numra.

Ne nje deklarate gjate nje vizite ne nje universitet privat sot, ai tha pak a shume qe: “kemi me shume shqiptare sesa kineze me PHD. Ca doni me? Merrni nganje PHD e pastaj nga nje PDH. Qeras Une.”

Pritet te shifet cfare qendrimi do te mbaje Udheheqesi i opozites Edi Rama. A do te marre edhe ai nje PHD perpara dites se zgjedhjeve qe po afron? Te pakten nje universitet privat ka shprehur interes per ti dhene zotit Rama nje PHD gratis, dhe Edi nuk duket sikur eshte edhe aq kunder kesaj ideje pas vizites se tij te fundit ne UET.

Advertisements

Një mendim mbi “PHD aktuale bejne thirrje, “Mos me!”

pergjigju

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s