Zbulohet rrota e qerres që solli Ismail Qemalin në Vlorë.


rrota
rrota

VLORË — Si një lajm që do ti bashkojë të gjithë shqiptarët kudo ku janë, në një festim jubilar, u raportua që sot fshatari Gani Sqepari nga Panajaja e Vlorës, zbuloi pjesë nga qerreja që ngeci në baltë duke sjellë Ismail Qemalin në Vlorë në vitin 1912.

Nga këto pjesë bie në sy rrota e qerres, e cila duket akoma në gjendje të mirë pune, megjithëse u thye gjatë përdorimit te saj si rrotë, 100 vjet më parë, duke u rrotulluar për të sjellë Ismail Qemalin në Vlorë.

“Kjo rrotë, e cila filloi të rrokullisë rrotën e historisë sonë si shtet, ia shton vlerat festës së 100 vjetorit të pavarësisë” – u shpreh kryeministri i vendit Sali Berisha në një konferencë të posaçme për shtyp. – “Nën kujdesin tim të vecantë, kjo rrote historike do të kthehet në një obelisk historik pelegrinazhi për të gjithë shqiptarët, që sot gëzojnë shtetin e tyre më të fortë se kurrë, si rrotë e pathyeshme graniti.”

bashkia e rrotes
bashkia e rrotes

Rrota do të lëvizet me kujdes nga vendi ku u gjet për tu vendosur përkohësisht në bashkinë e qytetit te Vlorës, ngaqë muzeut të pavarësisë i ka dalë pronari dhe do të kthehet së shpejti në pallat.

Së bashku me objekte të tjera historike, si: bishti i kamzhikut të karrocierit të qerres, njëra nga gozhdët e njërit prej patkonjve të njërit prej kuajve të qerres, filli i gjilpërës që qëndisi flamurin me gjithë gjilpërë, sholla e këpucës së djathtë të djalit që solli lajmin e mbërritjes së Ismail Qemalit, gota e rakise që piu me fund një individ akoma i paidentifikuar që u ndodh në atë moment historik në Vlorë, disa fije leshi nga qeleshja e Isa Boletinit, si dhe shumë e shumë objekte të tjera me rëndësi të veçantë historike, kombëtare dhe kulturore, do të ekspozohen në hollin e bashkisë së qytetit deri sa të gjendet një vend më i përhershëm për to.

Ismail Qemali
Ismail Qemali
turizem me flamur
qepe flamurin me gjilperen e marigose

Disa prej këtyre objekteve janë bërë tanimë pjesë e trashëgimnise kombetare, duke u vizatuar dhe fotografuar në monedha, kartmonedha, pulla poste, postera elektoralë dhe kartolina.

Një fluks i madh turistësh patriotikë nga Kosova, Tropoja, Maqedonia, Greqia, Mali i Zi, Serbia, Italia, Brazili, Çameria, Himara dhe Tirana, pritet të vijnë së shpejti pikërisht për të parë ato.

“Me këtë rrotë do të krenohet Vlora në këtë 100-vjetor të pavarësise” – përsëriti edhe njëherë kryetari i bashkisë Shpëtim Gjika, për mediat e shumta të pranishme posacërisht për shkak të lajmit të rrotës.

Pastaj, rrotulloi sytë, dhe shtoi: “Me këtë rrotë e filluam shtetin, dhe akoma atë kemi.”

Advertisements

3 mendime mbi “Zbulohet rrota e qerres që solli Ismail Qemalin në Vlorë.

pergjigju

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s