Horoskopi i Nentorit 2012


Nga Lufter Matrapyka, Stallier ne pension.

 

Dashi Mars 21 – Prill 19
Kete jave do te vazhdosh ti lesh gjerat ne meshire te fatit, dhe fati do te vazhdoje te jete i pameshirshem.

Demi  Prill 20 – Maj 20

Rrufeja do te bjere ne hale ne momentin qe ti te jesh duke e perdorur per nevojat personale. E kush tha qe nuk bie rrufeja ne hale?

 

Binjaket Maj 21 – Qershor 21
Thuaj ndonje fjale ose li ndonje testament. Ndryshe do te ikesh nga kjo bote pa lene absolutisht asnje gjurme.

 

 

Gaforrja Qershor 22 – Korrik 22
Do te te them nje fjale e cila do te ndryshoje jeten tende. Ndrysho!

 

Luani Korrik 23 – Gusht 22
Kete jave do te lesh gjurme ne jeten e shume njerezve dhe shume e shume njerez te tjere do te shkelin ne gjurmet e tuA dhe cdo gje tjeter qe do lesh pas.

 

Virgjeresha Gusht 23 – Shtator 22
Ndryshe nga shumica e njerezve te tjere, do te ngelesh e bukur pergjithmone, fiks keshtu sic je sot.

 

Peshorja Shtator 23 – Tetor 23
Ne te ardhmen tende shikoj nje kal. Prandaj edhe degjon te tjeret qe te thone qe ia ke hipur kalit se prapthi, megjithese ti nuk ke hipur kurre ne kal ne jeten tende – deri tani te pakten.

 

Akrepi Tetor 24 – Nentor 21
Askush nuk ka qejf ti thone qe do te ngelet invalid gjithe jeten. Perpiqu ti mesosh papagallit te thote dicka tjeter.

.

Shigjetari Nentor 22 – Dhjetor 21
Kete jave per here te pare ne jeten tende do te kete me shume njerez qe ta dine emrin, sesa njerez qe ua di ti emrin.

.

 

Bricjapi Dhjetor 22 – Janar 19

Me mire te mendohem edhe njehere sesa te te them ate qe mendoj.

.

 

Ujori Janar 20 – Shkurt 18

Mos i hidh syte nga yjet kete jave. Do te kaloje nje yll i shoqeruar nga nje planet xheloz i cili zemerohet po te shikosh yllin e tij me ngulm, zemerim i cili mund te kete pasoja fatale per ty.

.

 

Peshqit Shkurt 19 – Mars 20
Njerez te caktuar kane fat. Per fat te keq ti nuk je njeri i caktuar.

.

Advertisements

pergjigju

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s