Universiteti Privat ul cmimet me rastin e 100 vjetorit te themelimit te shtetit shqiptar dhe 1 vjetorit te themelimit te tij


universiteti ju hap dyert
universiteti ju hap dyert

TIRANE — 100 vjetori i pavaresise po sjell oferta nga me te ndryshme per shqiptaret, duke u shtuar lirine individuale dhe mundesite qe i paraqiten gjithsejcilit. Bujarise se shtetit po i shtohet edhe bujaria e universiteteve private.

Pas amnistise se pergjithshme e cila pritet te liroje nga burgjet nje numer te madh shqiptaresh te denuar, te pakten nje universitet privat po u ofron ketyre ish te burgosurve nje ulje cmimi per te kryer studime universitare.

Me sloganin “nga Burgu ne Universitet”, universiteti Luarasi ka paguar gardianet e burgut qe te shperndajne ne cdo qeli ku akoma banojne njerez qe do te amnistohen se shpejti, nje menu me ofertat speciale studimore te universitetit me rastin e 100 vjetorit te pavaresise dhe 1 vjetorit te marrjes se licenses se tij si universitet.

Teksti i plote i ofertes ndodhet ketu:

“Universiteti Luarasi duke perfshire ketu Fakultetin Juridik, por edhe Fakultetin Ekonomik, e te gjitha Programet Master, me rastin e 100 vjetorit te Pavaresise dhe 1 vjetorit te tij, ka vendosur te tregohet bujar me te gjithe ata qe duan studime prestigji, serioze dhe te perthelluara, dije dhe mendim kritik, ne menyre qe te meritojne nje Diplome prestigjioze, te nderuar qe i hap me siguri, lehtesisht e me dinjitet portat e tregut te punes dhe konkurences brenda e jashte vendit, sikurse po ju hap portat e burgut 100 vjetori i pavaresise kombetare.

Deri ne dt 15 nentor te gjithe te interesuarit per bujarine e Universitetit Luarasi, le te vijne tek Godina e re e Universitetit, dhe te fillojne menjehere studimet.

Kjo oferte vlen jo vetem per ish te burgosurit, por edhe per gazetaret, punonjesit e adminstrates publike, aktivistet e shoqerise civile, punonjesit e sistemit finance – banke, por edhe per shqiptaret jashte territorit te Republikes se Shqiperise, qe jetojne ne Kosove, Maqedoni, Mal te Zi, dhe Diaspore,ka bujari te madhe per studimet bachelor por edhe per Programet Master.

Ju mirepresim.”

 

Advertisements

pergjigju

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s