Zbukurohet kryeqyteti p


dashi te bashkia
dashi te bashkia

Në simfoni të plotë me traditën popullore dhe me simbolikat e shumta që mbart kjo tradite, kryeqyteti i shqiptarëve si dhe godinat dhe objektet kryesore te shtetit, po zbukorohen në mënyre domethënëse me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së shtetit Shqiptar.

Me kete rast, dy brire gjigand dashi janë vendosur në hyrje të bashkisë së Tiranës. Pas 1 vit e 100 ditë në krye të ketij institucioni, kryebashkiaku Basha vendosi ti vendosë godinës së bashkisë simbolin më domethënës suksesit te tij, brirët.

Një tjetër simbol që nuk ka kaluar pa u vënë re, është patkoi i kalit.

Shumë shpesh e kemi pare patkoin te përdoret në zbukurimin e makinave te tipit Benz-240, të përdorura gjërësisht nga popullsia rurale, që në mentalitetin popullor te kesaj popullate është një simbol për largimin e syrit të keq.

Pikërisht nj VigRXë patkua gjigand kali është vendosur tek godina e kryeministrisë. Pas ngjarjeve të bujshme të 21 Janarit të vitit 2011, një simbol i tillë i duhet këtij institucioni të rëndesishëm për largimin e syrit të keq.

Edhe institucionet e tjera nuk ngelën pa u zbukuruar si mos më bukur në 100 vjetorin e pavarësise. Kush më pak e kush më shumë, zbukurimet e shumta i bejnë për një moment njerëzit të harrojnë gjërat e pakëndshme që kanë ndodhur në këto 100 vjetët e fundit, me sytë te hapur sa një filxhan kafeje drejt 100 vjeteve të integrimit të ardhshëm evropian.

Madje edhe parlamenti, institucioni më i rëndësishëm dhe burimi i pushtetit që rrjedh nga vota e qytetareve dhe aleancave të tyre, si quhet edhe ndryshe në shqip, Kuvendi, simboli kryesor i shtetit , mori zbukurimin e vet.

Një koqe hudhër.

Advertisements

pergjigju

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s