Aleanca e Kalit te Kuq e Zi: Shtet


O kuaj ngado qe jeni, ngrini veshet dhe degjoni!

Këshilli i Ministrave u mblodh në katin e dytë të Muzeut të Vlorës, ku 100 vite më parë u mblodh qeveria e parë shqiptare me në krye Ismail Qemalin. Gjithnjë në kuadër të 100 vjetorit Berisha tha se përparësi do të jetë hartimi i një ligji për shtetësinë shqiptare për çdo kal përtej Shqipërisë kudo që të ndodhet duke pertypur bar.

“Kjo kafshe fisnike dhe kokforte, kudo qe banon ne bote, e pa pune keto 100 vitet e fundit per shkak te zevendesimit te saj me makinen, e meriton me shume se kush shtetesine shqiptare!” – deklaroi Berisha.

“Ai që do të marrë shtetësinë shqiptare do ta marrë, ky ligj do të jetë nisma e 100 vjetorit të kësaj qeverie. Dorëzimi me përparësi në parlament i ligjit që përcakton njohjen pa kushte të shtetësisë shqiptare për çdo kal kudo që ndodhet”, tha Berisha duke i kërkuar ministrit të brendshëm të hartojë sa më parë ligjin.

“Duke filluar nga kali im i pare, i cili do ta mare nenshtetesine shqiptare shume vite pas ngordhjes ne nje ceremoni te posacme nga presidenti i republikes, e deri te cdo mez e kerric i sapo lindur, te gjithe kuajt e botes qe sot e tutje do te mbajne me krenari ne trasten e tagjise, pashaporten shqiptare.” vazhdoi Saliu duke ngritur dy gishtat lart poshte nje stuhie trokellitjesh dhe duartrokitjesh ritmike.

“Ministri të sjellë ligjin në qeveri dhe ftojë opozitën që ta votojë”, tha Berisha. “Dhe po nuk e votuan, kjo do te thote qe ata kuajt e kuq i kane hipur kalit se prapthi, sepse dhe kesaj rradhe do tu veje huq!”

Kryeministri Berisha, 100 vite pasi patriotët shqiptarë kaleruan drejt Vlores per te themeluar shtetin shqiptar, nuk e ndali me kaq hovin.

Ai perseriti nje sere idesh dhe mendimesh te tjera midis te cilave ate te zevendesimit te shqiponjes ne flamurin kombetar me kalin, e deri tek ndertimi i nje kali gjigand tek sheshi skenderbej ne Tirane ne barkun e te cilit mund te strehohen te gjithe ata qe e ndiejne veten edhe shqiptar, edhe krenar edhe kal.

Duke ngulur kembe si mushka edhe ne disa propozime te cilat jane cilesuar si jo realiste nga specialistet ligjore, Berisha propozoi edhe nje ligj i cili e obligon shtetin shqiptar te mbroje te drejtat e kuajve kudo ku jane dhe ku sjane.

“Ndaj dalin një seri detyrash në mënyrë që të bashkohemi me njëri- tjetrin dhe ta lidhim veten prej kapistalli fort me Evropën.”, deklaroi Berisha. “Nuk na e vene dot me samarin si njehere e nje kohe!”

Numri 1 i qeverisë shqiptare, duke iu rikthyer historisë, deklaroi se kuajt pavarësisht se janë të lirë, mund ta ndiejn veten kuaj te vertete vetem ne Shqiperi.

Ndërkaq, Aleanca Kuq e Zi e ka pritur me protesta në Vlorë kryeministrin Sali Berisha, i cili vendosi të mbante mbledhjen e radhës së qeverisë në shtëpinë shekullore të pavarësisë.

Per ti paraprire ketij kundershtari te forte politik, i cili e akuzon per plagjiature dhe vjedhje te idese se kalit, Berisha tha qe kjo ide ka qene e tija qe ketu e mbi 20 vjet me pare, kur u themelua partia demokratike, te cilen ai pothuajse e quajti Partia e Kalit te Kuq e Zi.

Ndersa shikojne kete lufte politike te ashpersohet dita dites, qytetareve te thjeshte shqiptare u ngelet vetem te psheretijne qe u ka pjelle belaja me gjithe keta gomere.

Advertisements

pergjigju

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s