Kush e di?


Dija ose njohuria, kjo ide abstrakte qe ndonjehere ndodhet ne mendje, eshte ajo qe na ndan nga kafshet po edhe nga njerezit koketrashe. Dijet dhe njohurite jane shume te rendesishme. Pa to as ky shkrim nuk do te ishte duke u shkruar dhe as ti nuk do te ishe duke e lexuar ate, pra jetes tende do ti mungonte diçka shume e rendesishme.

Ka njerez qe e kerkojne dijen, si nje qen qe kerkon nje kocke te shijshme, mirepo ka shume nga keta qe mjaftohen me ndonje version te cunguar te dijes, si qent qe mjaftohen me çka permban nje kazan tipik plehrash ne Tirane. Keto mendje te keq-ushqyera me dije te cunguar fshehin brenda tyre nje injorance te larmishme. Koke te mbushura me mendje te tilla perbejne, per fat te keq, shumicen e njerezve, dhe eshte pikerisht kjo shumice, qe per shkak te mangesise themelore te sistemit demokratik, kane ne dore fatin tone me ane te votes, ose te pakten keshtu mendojne ata.

Po çdo te thote valle qe te dish? Nje pyetje kjo me shume vend!

Njohuria qe dikush zoteron vjen nga nje proces i quajtur mesim, dhe baza e te gjithe te mesuarit – pra dhe e gjithe njohurise – eshte nje therrime e vockel, e quajtur fakt. Nje njeri mesatar ketu tek ne mban ne tru diku aty tek 100-120 fakte, si edhe rreth 1500 fragmente faktesh te cilat ose jane deformuar ose jane demtuar keq.

Neqoftese jeni hutuar nga fjalite e mesiperme, po e thjeshtezojme pak gjuhen e ketij shkrimi ketu me poshte, ne menyre qe te jete ne gjendje te na kuptoje edhe lexuesi jone me koketrash.

Per tia arritur ketij qellimi po perdorim nje teknike te njohur te thjeshtezimit, me ane te nje shembulli.

Jetonte dikur ne Vlore ne punonjes i komunales, detyra e te cilit ishte heqja e materialit te tepert fekalor te pucetave, ngarkimi i tyre na karron e tij dhe shkarkimi i karros ne nje vend te caktuar. E quanin Liçi. Pagesa e Liçit varesh nga numri i karrove qe shkarkonte çdo dite, dhe numrin e karrove qe sillte Liçi e mbante shenim ne bllok pergjegjesi i Liçit, i cili asohohe quhej Brigadier.

Asokohe kishte edhe nje teknike tjeter pune, qe quhej mbledhje. Ne mbledhje punonjesit e komunales informoheshin per gjendjen politike, frymezoheshin me ideologji, dhe vleresoheshin ata qe tejkalonin normen. Liçi ishte nga ata qe e tejkalonte normen e karrove duke qene keshtu nje nga punetoret me te dalluar.

Ai madje, arrinte qe te zbrazte edhe 10-12 karro ne dite ndersa te tjeret mezi arrinin diku aty te 7-8.

Ne nje prej mbledhjeve pasi u fol per armikun e brendshem e te jashtem, per arritjet dhe fitoret, Liçi kerkoi fjalen per here te pare ne gjithe historine e mbledhjeve deri ne ate moment.

Te gjithe heshten dhe duke prere mes per mes qetesise te pergjithshme si thika ne gjalp, Liçi deklaroi: “Shoku komisar. Brigadieri me ka ngrene dy karro me mut!”

Liçi donte te thoshte qe bigadieri kishte shenuar 2 karro me pak nga sa kishte zbrazur Liçi ate dite, duke kerkuar keshtu nje te drejte qe i takonte po i ishte mohuar. Ai ishte nje njeri i ndershem qe e meriton respektin tone.

E ku gjendesh e drejta asokohe? Njesoj si sot.

Pse jua thame kete shembull do te thoni juve?

Sepse sot po degjojme disa qe flasin per fitore, suksese, zhvillim dhe mrekulli ekonomike.

Sa karro me mut te kene ngrene valle?

Kush e di?

 

Advertisements

pergjigju

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s