Enciklopedia Shqiptarika


Një libër i domosdoshëm për çdo enciklopedofil!

Ul nivelin e injorancës me të paktën 30%, (se sa për budallallëkun, sidën dhe kancerin nuk është zbuluar akoma ilaçi.)

Të dashur njerëz që e doni dhe e çmoni dijen si gomari karrotën, delja kullotën dhe qeni shkopin.

Uluni rrehat në kolltuk, mbështeteni kokën në këtë libër dhe merrjani me gjum. Kur të zgjoheni do të gjeni kokën tuaj që më parë ishte bosh, të mbushur plot për plot.

KokQepa i ka dhënë vetes detyrën e mbledhjes së të gjithë diturisë shqiptare në një volum të vetëm voluminoz të njohurisë së njohur shqiptare.

Në përpilimin e kësaj enciklopedie kanë marë pjesë ajka e akademikëve, profesorëve dhe shkencëtarëve shqiptarë të kohëve të sotme, me mbështetjen e plotë të universiteteve dhe qendrave kërkimore shkencore shqiptare si dhe nën kujdesin e veçantë të Doktor Profesor Berishës dhe bashkëpunëtorëve të tij më të afërt shkencorë, Lufter Xhuvelit dhe Gudar Beqirajt.

Përpiluesit e këtij botimi kanë bërë një punë të gjatë dhe te gjërë për të arritur në të vërtetën absolute mbi çdo lloj fakti dhe objekti studimor.

Përshembull, Lufter Xhuveli ka kaluar 20 vjet rresht i ulur mbi një trung të prerë rrapi për të studiuar rrapin si edhe shumë pemë të tjera që mbijnë në kete tokë te lashte.

Pas një studimi të tillë ai ka arritur të shtojë këtë paragraf për pemët në Enciklopedinë Shqiptarike:

Pema është një objekt me perdorime nga më të ndryshmet, që nga dru zjarri e deri tek përdorimi i saj për mobilim si dhe për të bërë hije. Disa pemë bëjne edhe fruta.

Shumë nga këta dijetarë dhe shkencëtarë kanë punuar me vite të tëra për të na sjellë një punim shkencor me të paktën 200,000 fjalë që trajton një objekt të caktuar studimor. Neve pastaj e shkurtojme këtë punim diku aty tek 2-3 fjali, sikurse shihet edhe nga shembulli i pemës më sipër. Po të doni versionin e plotë mund të blini edhe librin e profesor Xhuvelit të titulluar: “Pemët dhe Shqiptarët.”

Kemi edhe shumë e shumë gjëra të tjera për tju thënë rreth Enciklopedisë Shqiptarike, po nuk duam akoma tjua shuajmë kurreshtjen, përkundrazi duam tjua ndezim atë si ndizet një zjarr bubulak pasi i ke hedhur sipër një tamzan plot me raki të fortë ballë kazani.

Nëqoftëse kjo kurreshtje është kaq e fortë sa tju shtyjë që ta blini këtë libër, na dërgoni një letër të shkurtër me jo më shumë se 200,000 gërma edhe një çek te bardhë. Mos u bëni merak për çminin e librit, të cilin megjithëse nuk e kemi vendosur akoma, jemi të sigurt që do të jetë qesharak.

Pasi të ketë dalë libri nga shtypshkronja do të jeni nga të parët qe do të merrni një kopje të “Enciklopedisë Shqiptarike” me anë të postës elektronike. Do tju nisim gjithashtu një copë dërrase për ta përdorur gjatë leximit si shenjë dalluese të progresit në libër dhe një çekan për të goditur mizat që të bezdisin gjatë kohës që je duke lexuar.

Nëqoftëse do që të shkruash në cfarëdolloj teme për Encikoledinë Shqiptarike, kape lapsin si Skënderbeu shpatën, mos hezito e mos u mendo fare, vetëm shkruaj!

“Enciklopedia Shqiptarika” është një vepër enciklopedike me 5500 faqe, e ndarë në nëntë vëllime dhe nëntë dhjet e nëntë kapituj, shumë nga të cilët janë aktualisht bosh në pritje të mbushjes me fakte dhe njohuri të njohura enciklopedike  për Njerëz, Ngjarje, Fakte dhe të vërteta të tjera.

Emaili jonë është: qepa@kokqepa.com

 

Advertisements

pergjigju

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s