Hajduti i artit nderkombetar vjedh pikturen e dhomes se hotelit


hajduti
hajduti sipas skices se policise

Mediat ne SHBA raportuan sot qe ne nje hotel me 3 yje u vodh piktura e dhomes se hotelit nga personi qe fjeti ne ate dhome me identitet te rreme.

Policia qe u thirr ne vendngjarje gjeti vetem nje shenim ne gjuhen shqipe qe shkruante: “e ka mare piktori”, dhe asnje shenje te piktures me vlere te perafert 35 dollare.

Per fat te mire, policia ka afersisht 200 kopje te tjera identike te kesaj kopje pikture ne depon e hotelit, dhe eshte duke pritur qe dikush te gjeje celesin e depos per te mare njeren prej tyre ne dorezim ne lidhje me hetimin e krimit ne fjale.

Se shpejti do te kemi informacione te metejshme mbi identitetin real te hajdutit, i cili ne baze te shenimit te lene ne gjuhen shqipe eshte shqiptar, ka tendenca artistike, dhe ka shume mundesi ti perkase profesionit te piktorit, politikanit ose profesorit.

Mediat pro-qeveritare po e trumpetojne kete lajm, si lajmi qe ka per te ndryshuar fatin e zgjedhjeve te qershorit, duke i bere jehone edhe deklarates kriptike te kryeministrit: “Shqiptaret i urrejne hajdutet. Shqiperia po ndryshon. Kesaj rradhe do te fitojme edhe pa vjedhur.”

Advertisements

pergjigju

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s