ata qe vjedhin ne shqiperi i heqin titullin atij qe vodhi ne amerike


Akademia e Shkencave të Shqipërisë i ka hequr titullin “Akademik” dhe ne vend te tij i ka vene titullin “Hajdut” Kosta Barjabës, pas vjedhjes që ky i fundit ka bërë gjate pushimeve te fundvitit ne Amerike.

Sipas te dhenave qe disponon KokQepa, ka shume gjasa qe vjedhjen ne fjale ta kete bere gruaja e Kostes, e cila bashke me rrobat te cilat ishin te gjitha rroba grash, vodhi edhe nje brisk rroje i cili edhe mund te kete qene dhurate per te shoqin, pra e shumta Kosta mund te jete fajtor vetem per pranimin e nje dhurate te vjedhur.

Sidoqofte, akademia e shkencave me rastin e heqjes se titullit te kolegut Barjaba, leshoi nje deklarate te shkurter ku thuhej qe “Akti i Barjabës është i papranueshëm dhe i turpshëm dhe në kundërshtim me moralin Akademik.”

“Ne e kuptojme qe sic eshte krijuar nga natyra, shqiptari kur do dicka nuk e ka zakon te paguaje per te, aq me teper kur ky eshte nje shqiptar i rrangut Akademik! E megjithate, nje hajdut i rangut Akademik duhet ta mbaje veten e te mos e ushtroje profesionin me vjedhje te vogla te cilat u takojne njerezve me nivel me te ulet akademiko-shkencor. Prandaj ky rang vihet ne pikepyetje ne baze te ketij veprimi.” vazhdonte deklarata e Akademise duke shtuar. “Per te evituar episode te ngjajshme ne te ardhmen, Akademia do te organizoje nje kurs specializimi dhe trainimi per te gjithe akademiket e tjere te mbetur, duke i derguar ata per nje jave ne Amerike ne qendren tregtare ku kolegu i tyre iu dorezua tundimit te natyres.” – thuhet në njoftimin e Akademisë së Shkencave.

Kush është Kosta Barjaba?

Kosta Barjaba
Kosta Barjaba

Prof. Dr. Kosta Barjaba lindi në vitin 1960, në rrethin e Sarandës. Ka ndjekur studimet e larta për Marksizem-Leninizem, në Universitetin e Tiranës. Pas viteve ’90 si shume e shume shqiptare te tjere, Kosta Barjaba i thelloi njohuritë dhe aftesite e tij profesionale, duke kryer specializime të ndryshme në Greqi, Itali dhe SHBA. Në vitin 2011 ai zgjidhet anëtar i Akademisë.

Kosta Barjaba është një pjesëmarrës aktiv në jetën akademike, shkencore, publike dhe ekonomike të vendit. Veprimtaria e tij shkencore përqendrohet ndër të tjera, në çështjet e emigracionit, të varfërisë dhe shkences. Aktualisht është dekan i Fakultetit të Shkencave Politike dhe Administratës Publike në Universitetin Mesjetar te Tiranes. Kosta Barjaba është i martuar dhe ka dy hajdute te vegjel.

Advertisements

pergjigju

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s