Ndërsa po ecja rrugës me makinë

duke përtypur një çamçakiz

me njërën dorë në timon

e tjetrën duke shtypur borinë

dikush më doli nga mbas

e mi mbuloi sytë me duar..

 

Mos është Tani apo Toni?

Xeni, Liku, Tiku, Gazi, Dashi, Kaçi

Beni, Turi, Taku, Berti apo Goni?

po bërtisja derisa u përplasëm

me kamionin e betonit.

 

i përgjakur sakatosur duke u zvarritur poshte kamionit

trubull mes tymit e flakës pashë fytyrën e gjitonit

që hoqi ngadalë protezën e dhëmbëve duke më thënë:

“çdo gjë që di e ke gabim

e bardha është e zezë, ajri i paster është tym

lart është poshtë, fundi është fillim

shkurt është gjatë, gjithçka është një trillim

dhe çdo gjë që mendon se është e rëndësishme s’ka vlerë fare

boll e bëre çamçakizin tollumbace e tollumbacen kamerdare,

të vërtetës së vërtetë nuk i shpëton dot as me not

e ke gabim, e ke të kotë.”

 

Kur rashë në koma hyra në një tjetër botë

sikur ta dija që ekzistone jeta pas vdekjes

do e kisha vrare veten me kohë…

kur më doli përpara një fantazëm duke më thënë:

“çdo gjë që kujton se e di, harroje sa më parë,

e drejta është e shtrembër dhe e djathta e majtë

e bukura është e shëmtuar edhe dita natë

buzëqeshja është zemërim

qetësia tërbim

malet janë fusha dhe qimja është tra

i thati është i njomë dhe i njomi i thatë.”

ndërsa po fliste kështu përçart

ma bëri kokën dhallë

e trurin çek të bardhë

i fërkova sytë fort

derisa u dolën xixa

kur, se nga mbiu një xhind i vogël sa një katana

më pa plot me inat

dhe plot me inat më tha:

“Do të të plotësoj vetëm një dëshirë

ça te duash ti, fol, po mendohu mirë!”

i thashë të më kthejë mbas në vitin që kaloi

që të paguaja tarifën e celularit në kohë

“U tha, U bë!”

sa mbylla e hapa sytë

pashë rreth e rrotull, e thashë “qenka e vërtetë”

çdo gjë që di e kam gabim!

i holli është i trashë dhe i keqi i mirë

edhe sahani qenka bërë për tu lëpirë

i mençuri është budalla e budallai intelektual

derri eshte ujk e gomari kal

peshku ka kocka dhe kafsha ka hala

po me shumë kocka dhe hala se të gjithë të tjerët ka ngjala

dallëndyshet bëjne qumësht dhe lopët janë kafshë të rralla

 

ndryshimi është ndryshim

besimi është dyshim

para është mbrapa

mbrapa përpara

i pari bëhet i dytë

sa hap e mbyll sytë.

 

ky është atdheu im

apo e kam gabim?

Advertisements

pergjigju

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s