Bytha qe flet


Keni degjuar per njerin qe i mesoi bythes te flase? Ishte dicka e vecante. Abdomeni levizte lart e poshte dhe nepermjet vrimes se bythes midis mullaqeve pirdheshin fjale te kuptueshme, “jam”, “nje”, “dy”, “brrr”, etj… <Ky njeri punonte ne cirk, ku kryente nje akt ventrikulist. Nje akt me te vertete argetues. Ai i therriste bythes "Aty poshte je akoma?" dhe ajo i pordhgjigjej, "Ketu jam". Pastaj ai vazhdonte "Si je?" dhe ajo i pergjigjej "Pordhe Fare! brrr. Ftoht. Me ul se u lodha". Ky ishte i gjithe repertuari i kufizuar i bythes. Njerezit shkriheshin se qeshuri kur e degjonin – nuk ndodh shpesh qe nje bythe te arrije te formuloje fjale te plota, e aq me teper fjali. Kjo bythe ishte e vecante, dhe ky ishte vetem fillimi… Me kalimin e kohes akti filloi te zgjerohej ndersa bytha mesoi fjale te reja, madje dhe shprehje, dhe filloi te improvizonte ne pergjigjet qe jepte ose merrte dhe inisiativen per te bere vete dhe pyetjet te cilat i formulonte si pergjigje. "Mos u ankoni qe vjen era?, skisha uje te laja dhembet, skam as dhemb.. ha ha ha" ia fillonte bytha pa pritur qe njerezit te pushonin duartrokitjet. "Kush jam une, bytha e ketij ketu, bytha e kujt je ti?" Njeriu e shikonte si me qortim e i thoshte, "epo boll tani se e pordhe fare", ndersa ajo i pergjigjej: "Une per te pjerdhur jam bere. Po ti se ca ke pire sot qe je bere bythe." Te gjithe kujtonin qe edhe ky dialog ishte pjese e aktit teatral, gje qe ishte pjeserisht e vertete. Dhe sic ndodh ne raste te tilla, kurdohere dicka me talent te rralle lind, nje turrme admiruesish i rrijne rrotull dhe i trumpetojne bemat dhe me te medha sesa jane ne realitet. Realisht bytha fitoi gjithmone e me shume nje autonomi te zgjeruar ndaj trurit, dhe filloi te fliste dhe ne rruge me inisiativen e saj, duke fituar keshtu gjithmone e me shume popullaritet. I pershendeste njerezit qe i kalonin prane dhe kepuste ndonje batute, qe sado batute e dobet nga aspekti humoristik merrte shume interesim vetem e vetem per faktin se ishte batute e dale nga bytha. Madje edhe shtypi i perditshem i kushtonte shume rendesi thenieve te bythes, dhe cdo dite cdo njera nga gazetat kryesore kishte dicka per bythen, "bytha tha kete, bytha tha ate, bytha vajti ketu, bytha foli atje." Po edhe njerezit mezi prisnin te merrnin vesh te rejat e fundit te bythes e ti komentonin ato me njerezit e tjere nje pjese te mire te dites. "Bytha qe flet" i bente te harronin hallet e perditshme, i jepte jetes se shumices se njerezve kuptim. Kush e di sa e sa njerez qe ishin te depresuar e gati per te kryer vetvrasje, e shtynin fundin e jetes se tyre te mjere edhe me nje dite, vetem e vetem per te mesuar bemat me te fundit te "bythes qe flet". Kjo gje i jepte zemer dhe e argetonte pa mase bythen, e cila keshtu motivohej per te folur akoma me shume. Dhe sa me shume motivohej bytha qe fliste, aq me shume e ngrinin ne qiell admiruasit dhe fansat e saj, te cilet i shkonin nga pas sikur ajo te ishte profet, dhe duartrokisnin e brohorisnin te sinkronizuar pas cdo pauze sado te shkurter te "bythes qe flet", i cili u be edhe emri i saj tani per ta vecuar nga bythet e tjera ordinere. Ndersa bytha po notonte e lumtur ne kete det popullariteti e te thyente rekorde me cdo dite te re, kjo situate filloi pak nga pak ti dale jashte kontrollit te zotit te bythes. Duke e pare keshtu pisk, njeriu ne fjale vendosi ti vinte "bythes qe flet" tape, nje tape te thjeshte shisheje te cilen ia hiqte vetem gjate aktit teatral me te cilin nxirrte buken e gojes. Mirepo prezenca e tapes shkaktoi nje reaksion ne konturet e vrimes se bythes dhe dicka e jashtezakonte ndodhi, "bythes qe flet" i dolen dhembe! <Me keto dhembe ajo e pertypi tapen dhe grisi breket e pas brekeve pantallonat, duke fituar keshtu nje akses te pa kufizuar ndaj ambientit te jashtem. E inkurajuar nga ky zhvillim i ri, bytha u be e papermbajtur ne arrogancen e saj, aq sa filloi ti hakerrohesh dhe gojes duke i thene: "Rri urte ti, se une tani edhe mund te flas, dhe te ha dhe te dhjes. Ti nuk i hyn me njeriu ne pune, kur mund ti bej te gjitha une! Une jam ti e ti je une, kush e ha mune, ti apo une, ha ha ha" E deshperuar nga ky zhvillim i ri, goja u mbyll dhe hapej shume rralle, per te folur akoma me rralle. Erdhi nje moment qe buza e siperme filloi te ngjitesh me te poshtmen dhe goja hapesh me dhimbje e me shume veshtiresi. Per kete aresye, goja gjithashtu filloi te binte nje ere te keqe sa here qe hapej, me te keqe sesa era e bythes dikur kur nuk hapej kaq shume. Rolet tanime ishin kembyer krejtesisht, bytha u be goje e goja bythe. Nderkohe me popularitetin e saj tanime ne zenit, bytha po ngrihej gjithmone e me larte ne fame dhe karriere, dhe ulej mbi koka admiruesish dhe u thoshte pa pushim asgje per cdo gje. U krijua madje nje levizje e forte politike e quajtur "Aleanca per Bythen" dhe dilnin turrma njerezish lart e poshte me parrulla qe shkruanin slogane si "Rrofte Bytha qe flet", "Ndryshimi fillon me bythen", "Me bythen perpara", "Bytha flet per ty", "Ngado te vesh bythen mbrapa do ta kesh", "Bytha Deputet", "Bytha ne Kuvend", "Bytha eshte zeri juaj!", "Bytha flet per ne!", "Eja me Bythen", "behu pjese e ndryshimit, futu ne Partine e Bythes", "esht Prapanica e Para", "Me bythen fitojne te gjithe!", "Kush ka bythe bashkohet me bythen", "Koha per Bythen", "Bytha e Vertete", "Bytha do fitoj 100%", "E vetmja Bythe", "Bytha Kryeminister", "Bytha President.", "Bytha Mbret!" Po te pyesje ndonje nga keta njerez perse e vleresonin kaq lart kete bythe e cila ne fund te fundit eshte thjesht nje bythe, te ktheheshin te revoltuar gati per te te vrare qe u kishe vene ne dyshim idhullin e tyre duke te thene "Si guxon te flasesh keq per bythen qe flet! Ajo i di te gjitha! Per cdo gje flet!" Mirepo ketu tanime filluan te shfaqen probleme me te vertete serioze per te zotin e "bythes qe flet." Ai nuk arrinte ta kontrollonte dot me, se bytha filloi te fliste me vend e pa vend! I gjori njeri! Dhe nuk i fliste me njeri atij, po vetem bythes se tij! Kur dikush i jepte doren, i jepte gjithmone doren e majte, dhe perkulej 90 grade dhe i dilte nga mbas per te shkembyer ndonje fjale me bythen. Njeriut te gjore si fliste me njeri. Bythes i flisnin te gjithe, e degjonin me admirim dhe pa hezitim i zgjasnin doren per ta fshire… Tani ky njeri mori nje pamje me te vertete groteske, me gojen pothuajse te salduar me buzet e puthitura fort, dhe me bythen qe i fliste pa pushim, madje edhe kur njeriu i gjore perpiqej te flinte gjume ose te bente pak pushim. Degjohej qe nga larg sesi ai grindesh me bythen, i thoshte ta qepte, e qellonte me grusht, e fuste ne nje legen te mbushur me uje me ore te tera, e prap ajo nuk pushonte. "Je ti ai qe do ta qepesh ne fund" – i thoshte bytha me kercenim dhe ia fillonte perseri. Bytha i merrte te gjithe ne goje, dhe kur i mbaronte ca kishte per te thene ia ri-niste perseri nga e para. Ajo fliste per te gjithe, pergjigjej per gjithcka. Ajo e detyronte njeriun e gjore ti hipte kalit per se mbrapthi, te ulej kokeposhte e te rrinte gjithe kohes me bythe perpjete. Bytha filloi gjithashtu te pinte raki, dhe ashtu e dehur qante e ankohej qe nuk e puthte njeri. Nuk kaloi shume dhe goja u mbyll perfundimisht. Veshet ishin shurdhuar me kohe, dhe hunda me zorr merte fryme. Kishte vetem nje gje qe bytha nuk bente dot. S'kishte sy. Bytha nuk shikonte dot, ndaj edhe kur te fliste nuk te shikonte ne sy. Syte e ketij njeriu ishin te vetmit qe vezullonin nje ndjenje te tejzgjatur trishtimi, dhe vetem duke pare syte mund te kishe nje dritare sado te vogel ne shpirtin e njeriut te "bythes qe flet". Nepermjet syve mund te shikoje vuajtjen e vazhdueshme te trurit, derisa nje dite edhe lidhjet nervore midis trurit dhe syve u bllokuan plotesisht dhe ne ate shikim bosh nuk mund te shifje me asgje. Me nje shikim te fiksuar ne nje pike te vetme, truri duhet te kete vdekur me kohe, dhe nje dite syte u mbyllen dhe vdiqen gjithashtu.

<
Fund.
Advertisements

pergjigju

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s