Koka e Qepes per Zgjedhjet (KQZ)


Zgjidh!
Zgjidh! Zgjidh! Zgjidh Zgjedhen! Ti je i pari, i dyti, i treti,.. e keshtu me rradhe

Zgjedhje, dita e klimaksit te procesit demokratik ne te cilen qytetaret (por edhe fshataret) te veshur me rrobat e tyre me te mira shkojne ne qendrat e votimit, ku pasi ekzaminojne me kujdes programet e partive te ndryshme politike dhe ideologjite respektive, votojne sipas instiktit te zemres dhe procesit logjik te mendjes per te permiresuar qeverine e ardhshme. Diten e zgjedhjeve, por edhe ditet perpara saj, njerezit diskutojne me miqte dhe te njohurit alternativat qe u paraqiten per te zgjedhur ne nje menyre te pergjegjshme, te qete dhe civile. Megjithese mund te kene diferenca te theksuara opinioni mbi keto alternativa, diskutimet rralle here mbyllen me ndeshje boksi, beteja me arme te ftohta dhe te nxehta, ose forma te tjera komunikimi te cilat shkaktojne gjakderdhje. Ne fund te dites se zgjedhjeve, njera nga alternativat politike shpallet fituese pasi fiton shumicen e votave. Ne ate moment te gjithe zgjedhesit, te lodhur por optimist, hapin nganje shishe shampanje, ngrene nga nje dolli per fituesin, dhe i urojne pune te qete, fat e mbaresi ne qeverisjen e vendit per 4 vitet e ardhshme.

Pra, zgjedhjet jane procesi demokratik me ane te te cilit shumica injorante zgjedh nje pakice te korruptuarish.

Imagjino veten tende ne kete situate. U ngrite nga gjumi. 23 Qershor 2013. Je tek qendra e votimit. Ke te votosh?

Ketu me poshte po ju japim nje guide te plote te kanditateve kryesore per ta bere zgjedhjen tuaj me te lehte.

1.

Sali Berisha
Sali Berisha

Sali Berisha:

Nje personazh i njohur i skenes politike, shumicen e rinise e kaloi ne shoqerine e te vetmit shok qe kishte, kalit te tij. Pasi u caktua si nje nga kapitenet qe do te mbanin timonin e anijes se tranzicionit nga diktatura e proletariatit ne diktaturen e te paaftit, e kreu kete mision me dhunshem se te gjithe kapitenet e tjere, duke mos e leshuar timonin e vaporit se shtetit nga duart edhe ne stuhine me te forte. Njesoj si dikur me freret e kalit, me dhemb e duar ai e mbante timonin fort edhe kur vapori ishte duke u perplasur neper shkembinj, kur te gjithe deri tek miu i fundit i vaporit e kishin braktisur ate dhe timoni ishte e vetmja pjese qe i kishte mbetur akoma ne dore. Do ta mbaje timonin e pushtetit edhe pas vdekjes po ta kete ne dore.

Megjithese i lindur ne mal, pasion ka notin ne det. Megjithese nga profesioni eshte doktor zemre, pasion ka shkuljen e dhembeve. Pasione te tilla i bejne shume njerez me zemer. Pasione te tjera nuk ka.

Vota jote percakton nese ai vazhdon pasionet e tij. I vetmi politikan qe nuk ka ikur asnjehere nga pushteti me ane te votes, kerkon voten tende per te mos ikur edhe kesaj rradhe ne kete menyre. Ti mund te mos e dish, po edhe heren e kaluar, ne menyre te pavetedijshme ose nga emocioni, ke votuar per te. Eshte politikan qe ngjall emocione te forta, midis te cilave frike e tmerr. Te gjithe i tremben vjedhjes se votes pervec Saliut. Ai nuk i trembet as atyre qe i tremben vjedhjes se votes. Termi i ri qe ka filluar te perdore kohet e fundit, Albanofobia, eshte ne fakt reference per friken qe kane te tjeret nga mundesia e te mbajturit te pushtetit nga ai. Po fitoi prape ka per te perforcuar ndjenjen e AlbanoHabise tek te huajt qe interesohen se cfare ndodh me ne.

Pervec raportit te forte qe ka me emocionin e frikes, eshte tip folklorik. I martuar me dy femije si ai.

 

2.

Edi Rama
Edi Rama

Edi Rama:

Edi si kryetar bashkie e zbukuroi Tiranen si per dasem, derisa e humbi ate ndaj Saliut dhe dashit te tij, kur pasi u numeruan edhe votat e hedhura ne plehra, Edi doli ne vend te dyte me nja dy vota me pak se dashi. Pastaj dashi u be kurban, mishi i tij u poq ne hell dhe te perbrendshmet u bene kukurec. Tani Edi ka dy vjet rresht qe del ne bulevard me lule ne dore. Nuk e ka kuptuar akoma qe ketu lulet i hane deshet dhe gomeret. Nje njeri romantik si rilindasit para 200 vjetesh, Edi beson ne rilindje dhe ne shanse te dyta.

Edi ka shume besim qe do te fitoje kesaj rradhe, aq besim sa po ben premtime nga me te ndryshmet. Per shembull, Edi thote qe kur te vije ai ne pushtet do te reduktoje me 50% aksidentet qe shkaktohen nga lekurcet e bananeve te hedhura pertoke nga njerez me edukate fshatare, kur ne to shkelin qytetaret qe vrapojne per te kapur autobusin urban. Kur e hanim bananen me gjithe lekurce nuk e kishim kete problem! Kush nuk edukohet qe ta hedhe lekurcen ne kosh, do te detyrohet ta haje te gjithe bananen sic e hante dikur.

Edi ka lindur ne Tirane, ku ka kenduar kengen e quajtur “Tirona.” Po humbi prap do te vajtoje me kengen “ne mes tuaj kam qendruar, e jam duke perenduar.” Vota jote per Edin po u fut ne kuti, nuk del me prej saj. Sidoqofte, Edi eshte nje politikan me prezence dhe trup gjate qe flet me fjali komplekse dhe te gjata te cilat nuk i kuptojne dot njerez kokcepe e veshgjate si ty. I martuar dy here.

 

3.

Ilir Meta
Ilir Meta

Ilir Meta: Kur turrmat e palara u ngriten ne proteste te frymezuara nga nje video-klip me protagonist Ilirin para dy vitesh e ca, ai me te drejte i quajti koke-palare. Kater kokepalare vdiqen te palare jo si Iliri qe vazhdon te jetoje i lare pa u shqetesuar fare per turrmat e palara dhe opinionin publik.

Iliri ka kaluar disa veshtiresi te vogla pas publikimit te ketyre klipeve pornografike te korrupsionit aktiv dhe pasiv, nje nga pasionet kryesore te Ilirit. Tani edhe kur Iliri ndonjehere ne te rralle nuk vjedh, njerezit kujtojne qe ai vjedh, keshtu qe Iliri ndihet keq. Njerezit nuk e kane harruar akoma ate video-pisllek, te cilin ekspertet me te mire audio-viziv shqiptare e nxoren si kopje te keqe te fimit “kur zbardhi nje dite.” Sistemi jone i drejtesise, ne hallken e tij me te larte, e ka nxjerre Ilirin me shenjtor se Papa dhe shembull politikani te paster, me vote unanime 5 gjykates me zero.

Ne kete moment kritik te karrieres se tij politike dhe ekonomike, koka e Ilirit ka me pak floke sesa bytha e tij. Kjo tregon se ka patur shume stres, gje qe e ka shpejtuar humbjen e flokut po jo te buzeqeshjes se tij qe eshte ne fakt thjesht nje ngerdheshje. Kohet e fundit Iliri ka bere shume lek, ndaj mos ja jep voten qyl. Me te degjuar e kemi qe paguan mire.

Politikan bucko qe ngjall emocione te forta, midis te cilave neveri. I martuar me nje grua si ai.

4.

Bamir Topi
Bamir Topi

Bamir Topi: Bamiri eshte fjalepak. Nuk foli shume per 5 vjet si president. Sapo e uli bythen ne ate kolltuk ra ne qetesi flegmatike.

Ndenji ashtu 5 vjet rresht, ne maje te pirgut me pleh, sic quhet ndryshe sistemi i drejtesise, pa u shqetesuar aspak nga era e rende.

Eshte politikan stoik dhe i qete. Edhe duartrokitjen e ka pa ze. Edhe pordhet po ashtu, sipas bashkpunetoreve te tij me te afert.

Politikan qe nuk krijon emocione te forta te cfaredolloj fortesie.

I martuar dhe ish-president.

 

5.

Kreshnik Spahiu
Kreshnik Spahiu

Kreshnik Spahiu &AKQZ: Niku i Aleances Kuq e Zi dikur punonte ne sistemin e drejtesise, ku e filloi karrieren politike duke u ankuar per censusin e rregjistrimit te popullsise mbi baza etnike dhe fetare. Nuk ndaloi asnjehere te nuhaste jashteqitjet e sistemit si kryetar i keshillit te larte te drejtesise dhe te thoshte: “Si eshte e mundur qe te behet pirgu i mutit kaq i larte?” Ndoshta ngaqe Niku ishte thjesht njera nga qershite mbi “torte”.

Nuk merret vesh mire se ku qendron ne shume ceshtje. Po fitoi, do ti shpalle lufte Greqise, Serbise, Maqedonise, dhe do i ndryshoje te gjithe emrat ne Shqipetareve me ligj. Meshkujt do te quhen Alban e femrat Shqipe.

Sic e shikon ketu lart duke pare detin me dylbi, ky eshte nje politikan qe tenton te krijoje emocione ekstreme me metoda largpamese. I pari politikan shqiptar qe po perpiqet ti beje shqiptaret te ndihen krenare per gjera abstrakte, sic eshte nacionalizmi. Ne kete kohe kur shqiptarit nuk i ka mbetur gje tjeter pervec emrit, ky stil i ri edhe mund te funksionoje.

I urojme suksese ne zgjedhje dhe ne jete. Dhe me nje nuse!

 

6.

Camet
Camet

Camet: Camet jane aktualisht ne qeveri megjithese jo si protagonist. Synimet e shpallura politike te cameve nuk kane sesi te permiresojne jeten tende pas-zgjedhore edhe sikur te jene deri diku te suksesshme. Edhe sikur te jesh cam. Jam i sigurt vetem per nje gje, qe camet do te jene prape ne qeveri sido qe te votosh ti.

Te martuar me lekun dhe interesin dhe njeri-tjetrin. Si gjithe te tjeret.

 

 

 

7.

Greket
Greket

Greket: PBDNJ sic quhet ndryshe Omonia, kerkon voten tuaj per te treguar qe ka me shume greke sesa dolen nga censusi i rregjistrimit te popullsise mbi baza etnike. Ose te pakten me shume shqiptare qe nuk duan te jene shqiptare. Po ta ndjesh veten grek, voto per ta. Po te jesh grek me mire akoma. Po te mos jesh fare grek voto PBDNJ sa per gallate, se mos jane me te mire keta ketu me larte. Nuk ke cte humbesh e as cte fitosh me greket. Si greket, si ne te tjeret, kemi ngelur pa breke ne bythe.

Sidoqofte, Ca do qe te besh, vetem mos u jep lek borxh.

 

 

 

8.

Koke Qepa
Koke Qepa

Koke Qepa: Jam njeri supersticioz dhe kam nje parandjenje qe do dal mire ne keto zgjedhje. Dje pashe ne enderr sikur muti po me dhiste mua. Sipas nje interpretuesi endrrash, do te thote qe do te fitoj voten tuaj.

Megjithese nuk ka asnje merite specifike apo profesion, Koke Qepa kerkon voten tuaj vetem e vetem per te vertetuar qe po te kesh lindur ne Shqiperi asgje nuk eshte e pamundur. Po s’ta mbushi mendjen asnje nga keta me larte Koke Qepa eshte e vetmja rruge, rrugice dhe shteg. Eshte ndryshimi midis rruges se asfaltuar dhe rruges me cakell, midis ujkut dhe cakallit, kalit dhe gomarit, Intelektualit dhe Intelektualit, brekeve te mbushura me mut dhe politikanit. Perpara!

I martuar me ju qe jeni te paret, te dytet, te tretet, … e deri tek numri tre milion.

 

 

 

9.

Te tjeret
Te tjeret

Te gjithe te tjeret: Politikanet e parendesishem kane rendesi po u dhe rendesi ti!

Jepua voten e te shikosh kur tua kalojne edhe ketyre qe permendem me siper ne bema dhe cilesira.

Ke te zgjedhesh nga me te ndryshmit me emra nga me te bukurit. Qe nga Legalistet qe kane mare zemer nga kthimi i kockave te zogut, e deri tek Republikanet qe mbeten e vetmja parti tek e cila mbajme shpresen qe do te kthehet nje dite prona tek i zoti nga me i zoti.

Ka dhe shume e shume te tjere qe nuk ua permendem emrin, jo se jane me te mire apo me te keq se ndonje nga keta ketu me larte, apo sepse jane personazhe komplekse. Thjesht nuk ua mbajme mend emrin. Po ua kujtove voto per ta!

 

Keto jane alternativat. Tani mbaj hunden, nxirre voten e blinduar e te betonuar dhe hidhe ne bunker.

Hani mut, qeras shteti!

Advertisements

pergjigju

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s