Ngushellohuni me faktin qe dhe per nja 15-20 vjet, une do kem vdekur


Mos kini frike, Nuk e kam te gjate[/caption] Miqte e mi, cdo njeri ka dite qe ndihet i merzitur, sidomos gjate ketyre muajve te gjate te dimrit kur cdo kush e ka me te lehte te bjere ne depresion. Kjo eshte nje kondite e njohur nga shkenca mjeksore ne gjithe boten, dhe si doktor qe jam dhe vete, e di mire se sa po vuani. Sidoqofte, sa here qe ndiheni keq shpirterisht mendoni vetem kete gje, une, Sali Berisha, do te kem nderruar jete per nja 15-20 vjet. Jam i sigurt qe nje mendim i tille do tjua ndricoje sadopak humorin dhe do tjua beje me te lehta hallet e renda te jetes. E kam seriozisht, sipas llogarive te mia, per nja 15-20 vjet do te kem ikur nga kjo bote, dhe emrin tim do te filloni ta kujtoni gjithmone e me pak. Mund te shikoni arkivolin tim te ulet ne toke ne nje moment te transmetuar drejt per se drejti nga te gjitha televizionet, qe deri athere do te jene te gjitha te miat, edhe pikerisht ai moment do te jete hera e fundit qe do te me shihni mbi < siperfaqen e tokes. Disa do te qajne, disa te tjere do bejne sikur qajne, e disa nga ata qe te vrasin sot per mua do me shajne, po kryesorja mbetet kjo: une nuk do te jem me. Ve bast qe nje mendim i tille e sjell nje buzeqeshje ne buzen tuaj. Ju njoh mire une, e di mire cfare bluani brenda asaj kaptines suaj te ngrysur. Ekziston gjithashtu mundesia qe te mbetem ne gjendje vegjetative pas ndonje hemorragjie celebrale, dhe te me mbajne ashtu kufome te pakallur, te lidhur me tuba derisa spitalit ti ikin dritat e te fiken makinerite qe me mbajne gjalle. Vetem athere keni per te mare fryme lirisht, jam i sigurt per kete! A nuk eshte kjo nje aresye per te qene i gezuar? Nje drite e meket ne fund te tunelit te jetes sime? Prandaj nuk keni aresye te jeni te trishtuar miqte e mi. Une do te vdes. Do te vdes se shpejti. Dhe per sa kohe te keni kete mendim ne mendje, ditet tuaja do te kene me shume drite. Ju premtoj! Dhe ju e dini mire qe po dha nje premtim Sali Berisha, e mban fjalen!  

Advertisements

pergjigju

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s