Me te qeshur me ta ngjeshur


Beppe Grillo
Beppe Grillo me kamerdare

Pasi e kuptoi faktin qe humori nuk ka lek, komiku Italian Beppe Grillo, dhe platforma e tij politike “anti-politike” (sipas fjaleve te tij), triumfoi ne zgjedhjet e fundjaves ne Itali.

Beppe i beri Italianet te qeshin pas suksesit te tij elektoral ne sapun-operen politike Italiane, e cila perfshinte edhe aktore te tjere te njohur si Silvio Berluskoni.

“Sinqeriteti eshte ne mode” shpalli Beppe ne twitter pasi dolen rezultatet.

Me sinqeritet Beppe nuk le as politikan e as prift pa thumbuar, sikurse beri kur tha qe prifterinjte katolike te lejohen te martohen e te bejne femije, “keshtu qe te mos prekin me femijet e te tjereve.”

Pas kesaj edhe Papa dha doreheqjen. Pra po jetojme ne kohe qesharake sepse nuk qajme dot.

Kohet e fundit, te frymezuar nga ngjarjet e lartpermendura, edhe politikanet shqiptare po i kthehen humorit, duke braktisur nacionalizmin si metoden e preferuar per ti hedhur grepin votes suaj. Keshtu per shembull, Albanofobia po ia le dale ngadale vendin Albanohabise, nje trend i pashtershem barcaletash ne fejsbuk. Rrini sa me shume ne fejsbuk se do kete humor pa fund.

Humori eshte e vetmja gje qe do i jape ketij populli kulture dhe do e beje te harroje te gjitha hallet dhe problemet se bashku me njerezit qe i shkaktojne ato. Te gjitha polet politike po i tundin fort bolet e humorit si zilja e dashit qe ka bere shume kakerdhi per kopene e ngrysur te deleve votuese.

Kokqepa uron me gjithe zemer qe njesoj si Italianet, shumica e votuesve Shqiptare te dhiten se qeshuri pas 23 Qershorit, ndersa te gjithe karagjozet le te dhiten se qari.

Nuk qesh mire kush qesh i fundit, po kush qesh me fund.

Advertisements

pergjigju

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s