Doreheqja ime (nje mesazh nga Papa ne opozite)


Papa i Romes
(ish) Papa i Romes

Te dashur miq,

Degjova qe “doreheqja” ime eshte perfolur ne te gjitha gjuhet e botes, madje edhe ne gjuhen tuaj shqipe ku fjala “doreheqje” nuk kuptohet mire.

Tani qe nuk jam me Pape, ndoshta eshte e udhes te reflektoj mbi kohen gjate te ciles isha Pape, dhe tju them nja 2-3 gjera me nje lloj sinqeriteti qe nuk mund ta shprehja me pare, per shkak te detyres.

Ato 8 vjet si kreu i kishes katolike mund tju them qe kane qene disa nga vitet me interesante te jetes sime. Shperndava mesazhin e bibles neper bote, per paqe, harmoni dhe si ta kesh mire me te zotin e botes tjeter.

Por, qe te jem i sinqerte, mund tju them qe njeriu lodhet pas nje kohe te gjate duke u hequr sikur i beson edhe vete ato qe thote. Ndaj vjen nje moment kur e ndjen dhe e kupton qe eshte koha te heqesh dore nga kjo pune. Ky moment erdhi edhe per mua, ashtu sic mund te vije edhe per cilindo prej jush, qofshi kryeminister, minister apo lexues fati ose cilidoqofte profesioni juaj. Askush nuk duhet te behet me fanatik se Papa ne mbajtjen e nje karrikeje qe nuk i shkon me per shtat.

Doreheqja eshte pjese e jetes. Vjen nje moment qe nuk je me i vogel, kur piqesh, dhe piqen kushtet per ti hedhur syte diku me larg. Keshtu erdhi edhe per mua momenti per ta lene punen e ushqimit te imagjinates se besimtarit me luge boshe.

Mos me keqkuptoni, te qenit Pape per mua ishte dicka e mrekullueshme. Kjo vete per faktin qe edhe vete puna e Papes e kerkon qe te merresh vetem me mrekullira. Dhe kete pune e ben duke banuar ne nje pallat ku jeton me te gjitha te mirat e botes, qe nga te mirat materiale e deri tek interneti, i rrethuar nga miliona njerez qe te admirojne vetem e vetem sepse je Papa, te degjojne tu flasesh per parajsen dhe zotin dhe perralla e mrekullira te tjera, dhe me e bukura eshte, mund te thuash cfare te duash dhe ata i besojne qe te gjitha!

Po qe te jem krejtesisht i sinqerte me ju, dua tju them qe keto vitet e fundit rutina e perseritjes se perralles qe u thosha njerezve qe dikush qe ka mbi 2000 vjet i vdekur, i do me te vertete dhe ka vdekur per mekatet e tyre, filloi te behej pak si histori bajate.

Seriozisht sa kohe mund te vazhdosh tu thuash njerezve perralla me djaj dhe engjej dhe mos te fillosh te ndihesh pak si monoton? Ndaj, nje dite i thashe vetes, “erdhi koha te kthehem ne realitet.”

Ishte nje nga ato ditet kur u zgjova ne mengjes, vesha kostumin e bardhe dhe pashe veten ne pasqyre. Jam 85 vjec, mendova, nuk jam me i vogel. Si mund te dal aty ne ballkon e te sillem si kalama? Njehere madje, u thashe atyre qe ishin mbledhur aty, qe po te donin dicka, mjafton te mbyllnin syte para duarve te bashkuara e ti luteshin nje fuqie te padukshme.

Seriozisht, vetem nje 5-vjecar mund ta besoje dicka te tille, njesoj sic beson tek plaku i vitit te ri. Keto nuk jane gjera qe mund ti thote e ti besoje nje njeri i rritur.

Kur mendoj per gjithe ato gjera qe kam bere dhe thene gjate kohes kur isha pape, nganjehere me vjen per te qeshur.

Eshte e veshtire te jesh Pape. Eshte sikur te jesh gjithmone tape dhe tu predikosh pijaneceve te tjere te mirat e pijes. Duket si dicka e panevojshme, e megjithate dikush duhet ta beje.

i dorehequr
i dorehequr

Kete pune e bera une per 8 vite rresht!

Tani dikush tjeter po i vesh rrobat e mia dhe mesa duket e ka mare kete pune akoma me me shume zell. Po nje dite do te vije qe edhe ai te ndihet si une, dhe te jape doreheqjen.

Do te ndodhe edhe me kete Pape qe ju ka ardhur sot per vizite. S’ka si te ndodhe ndryshe. Askush nuk eshte per gjithmone ne fron ose kolltuk ose kal, as Papa as Enver Hoxha as Sali Berisha.

Vjen nje dite e te gjithe kthehen ne identitet, ose vdesin dhe vene prapa diellit. Domethene, ne parajse.

 

Advertisements

pergjigju

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s