Qeveria heq dore nga arsimimi i njerezve midis grup-moshave 5vjec-25vjec.


Studimet e avancuara master dhe doktorature ofrohen akoma per te gjitha grupmoshat e tjera.
Studimet e avancuara master dhe doktorature ofrohen akoma per te gjitha grupmoshat e tjera.

Sot, ne prag te gdhirjes se dites se mesuesit, merr fund profesioni i mesuesit per moshat 5-25 vjec dhe merr nje vrull te ri profesioni i presorit per moshat mbi 25 vjec.

Nje pjese e mire e “sistemit arsimor” ka pesuar kolaps total, duke filluar qe nga sistemi arsimor para-shkollor, ai shkollor, dhe ai para-para shkollor. Kolaps ka pesuar gjithashtu sistemi para-universitar, ai universitar, pas-universitar dhe ai para-prapa universitar. Me pak fjale te gjitha sistemet arsimore per njerezit midis moshave 5 deri ne 25 vjec.

Duke pare kete situate qeveria ka vendosur te dale krejtesisht nga ky biznes ne falimentim, duke u terhequr nga cfaredolloj pergjegjsie per sistemet e lart permendura, po duke u mbajtur akoma tek i vetmi sistem akoma ne funksionim te plote, i cili eshte sistemi pas-prapa universitar, ose si quhet ndryshe sistemi i studimeve te thelluara dhe te avancuara thellesisht. Duke qene se ne kete sistem nuk ka vend per mesuesa por per presora, shume nga mesuesit e mbetur pa pune do te jene ne gjendje te kthehen ne presora dhe presore.

Ky eshte nje rrjedhim logjik, ngaqe keto vitet e fundit fokusi i te gjitha perpjekjeve arsimuese te qeverise kane qene studimet e avancuara, si ato per mastera ose doktoratura ku kerkohet te pakten titulli presor.

Tani femijet tuaj mund te mesojne nga njeri tjetri, te futen ne pune, te lypin ne rruge, te rrine ne shtepi, te anetaresohen ne forumet rinore te partise, ose te bejne cfare te duan vete, derisa te arrijne nje moshe madhore ne te cilen mund te perdorin ato sherbime arsimuese qe ofron sistemi i studimeve te thelluara ose te avancuara.

Kjo levizje e prioriteteve te qeverise po i fokuson perpjektjet e saj per arsimim drejt grupmoshes me delikate dhe asaj qe ka me shume nevoje per arsimim, pra te moshave nga 25-65 vjec.

Kjo per vete faktin qe shume njerez te moshave nga 25 vjec deri ne 65 vjec, do te humbasin vendin e punes pa u arsimuar me te pakten nje master dhe disa doktoratura, prandaj edhe pozicioni i tyre si shtrese ne rrezik nga mos-arsimimi eshte teper delikat. Me ane te arsimimit te thelluar te tyre do te sigurohemi qe do te kemi njerez te afte dhe te arsimuar thellesisht ne levat kritike te makinerise se shtetit dhe shoqerise prodhuese, si ne gjykata, spitale, ministrira, industrine e perpunimit te mbetjeve te integruara urbane, ne komunale dhe ne akademine e shkencave.

Kjo gje do te siguroje gjithashtu edhe kryerjen me sukses te priotiteteve te mbetura te shtetit shqiptar te cilat ne kete moment mbeten vetem: pajisja me pashaporte shqiptare per te gjithe ata qe e ndiejne veten te tille, doganat, policia, mbrojtja e armatosur e figurave te rendesishme nga njerezit e parendesishem, mirembajtja e statujes se Xhorxh Bushit dhe asaj te Ahmet Zogut kunder ndryshkjes dhe glasave te zogjve, referendumi i tre ligjeve dhe ngritja e nje lapidari te ri ne Presheve.

 

Advertisements

pergjigju

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

w

Po lidhet me %s