Zbutja e Gruas se eger


nga Koço Koqethati

nga Koço Koqethati

Dikur, jeta e burrit ka qene e veshtire.

Ai ishte i lodhur me pune te rende fizike ne shtepi, ne are, me parmende, ne gjueti. Ai luftonte per te mbijetuar kunder kafsheve te tjera te egra. Ai me zorr mbijetonte.

Burri Prehistorik
Burri Prehistorik

Mirepo cilesia e jetes se burrit u permiresua dukshem me zbutjen nga ana a tij te gruas se eger, nje specie kjo me shume vlera.

Kjo ngjarje historike duhet te kete ndodhur diku aty nga mijvjeçari i 3te para eres sone, disa mijra vjet pas zbutjes te shumices se kafsheve te tjera shtepiake; si lopes, gomarit, qenit, deles dhe shume pak kohe perpara zbutjes eventuale te dhise dhe kalit.

Dijetari i njohur, Koço Koqethati, qe ka studiuar me vemendje vizatime te grave ne muret e shpellave ku burri prehistorik kalonte kohen e lire, tregon qe zbutja e gruas se eger erdhi gradualisht derisa ajo u vendos krejtesisht nen urdhrat e burrit, ne nje periudhe relativisht te shkurter.

Dikur ne gjendje te eger dhe te lira te endeshin neper kontinentin e Euroazise, Afrikes, Amerikes dhe Australise, keto krijesa te mrekullueshme e te nen-species se gjitareve, u veshen me rroba, u zbukuruan me bizhuteri dhe u vune ne pune.

Gra Shtepiake te zbutura dhe domestikuara

Gra te zbutura Shtepiake

“Nje qenie me shume vlere, e dobishme per nje game te gjere perdorimesh, gruaja ka luajtur nje rol kyç gjate historise njerezore,” shton profesor Koqethati. “Jo vetem qe ajo mund te stervitej per te kryer nje mori punesh, po sapo shpirti i saj i lire u thye dhe energjia e saj u vendos nen kontroll, gruaja mund te kuptonte dhe me pas te zbatonte cdo lloj urdheri te burrit me perpikmeri.”

Gruaja ne Parmende

Gruaja ne Parmende

“Jane me te vertete krijesa te mrekullueshme,” perfundoi Koçua duke fshire pellemben e djersitur me shami. “Nje komoditet me vlere te paçmuar dhe perdorime nga me te ndryshmet…”

Me kalimin e kohes, grate u bene nje pjese shume e vlefshme dhe e pa-ndare e posedimeve se burrit, derisa nje dite ato u mirepriten edhe brenda ne shtepine e burrit, ku u bene sikur te ishin pjese e familjes.

Antropologu Neritan Caku thote qe per te penguar tendencen e tyre per tu larguar, burri e kufizoi lirine e gruas fillimisht, duke e stervitur dhe trainuar kete te fundit qe te qendronte brenda shtepise per periudha te gjata kohore. Sipas Cakut, mosbindja ndaj ketyre rregullave nuk kalonte pa u ndeshkuar, qe nga ndeshkimet fizike e deri tek ato psikologjike. Çdo lloj veprimtarie ose mendim i pavarur i gruas ndeshkohej shume rrepte gjithashtu, si me ligje te shkruara, si me ligje te pashkruara.

Frika dhe Turpi ishin dy instrumentet me efikase per te arritur kete qellim, dhe paten efektin e konsolidimit te gruas si nje nga pasurite me te çmuara te burrit.

Gruaja me Barre

Grua me Barre

Me kalimin e kohes edhe vlera financiare e gruas pati vetem rritje. Midis te tjerash, gruaja kishte edhe aftesine per te ngelur me barre dhe per te lindur mesatarisht nje vajze ne vit.

Nje burim i sigurt te ardhurash, vlera e vajzave te burrit cmohej qe nga 7 napolona flori ne fejese e nje ne martese, e deri ne nje kope me 200 krere dhen, ne vartesi te shendetit dhe tipareve te bukurise trupore te vajzes, e cila me vone kthehej nga bleresi ne nje grua ne prodhimtari te plote.

Keshtu, vetem nga shitja e njeres prej vajzave te tij, burri mund te siguronte ushqimin per nje vit te tere!

Duke pare vleren ne rritje te grave dhe vajzave ne pronesi te tij, burri shpiku edhe shume metoda per tu treguar te gjithave, si te medhajave edhe te voglave, se kush ishte kapoja.

Bukuroshet ne tur
Bukuroshet ne tur

Keshtu duke perdorur uniforma te ndryshme, qe nga perçja e burkha te praktikuara kryesisht nga burrat orientale e deri tek vellua e korseja ne vendet perendimore, veshja e grave dhe vajzave u njesua per te kontrolluar marketimin e vleres se tyre me lehtesisht ne treg. Veshja uniforme e grave gjithashtu lehtesoi tregtimin e tyre ne mase si edhe mbrojtjen e tyre prej tundimit te grabitjes nga burrat e tjere.

Kjo teknike vazhdon te aplikohet edhe sot me sukses te plote, sidomos ne vendet muslimane. Me aq sukses sa edhe kur grate e ketyre vendeve shkojne te jetojne ne perendim, ato nuk shkeputen dot prej perçes, burkhes si dhe kufizimeve te tjera me te cilat jane mesuar. Zbutja e ketyre lloj grave mund te quhet nje sukses i plote i burrit dhe i shoqerise qe ka ndertuar ai ne ato vende, megjithese suksesi nuk ka qene i njejte per burrat kudo ne bote.

Gra muslimane ne Londer
Gra muslimane ne Londer me rastin e 8 Marsit

Ne shumicen e vendeve te botes, si ne lindje e po ashtu ne perendim, deri aty nga mesi i shekullit te 20-te, fale ketyre rregullave shteterore, fetare, ligjore dhe kulturore, grate nuk treguan ndonje shenje nga natyra e tyre e dikurshme e eger dhe u sollen shume te mira materiale burrave ne mbare boten.

Mirepo ne keto 50 vjetet e fundit ka patur disa zhvillime te reja.

Me perjashtim te grave ne disa vende muslimane, nje pjese e madhe e grave te botes kane fituar te drejta. Keshtu nga te qenit prone, ato fituan te drejten e prones. Ne vendet demokratike ato fituan madje edhe te drejten e votes. Shume prej tyre mund te cilesohen sot si pothuajse te barabarta me burrat, te pakten perpara ligjit. Gjithashtu sipas ligjit burri nuk mund tua hedhe me atyre fajin kur i perdhunon, as ti vrase pa teklif sikurse mund te beje me lopen, delen, dhine, kalin ose gomarin.

Kjo gje erdhi gradualisht. Nje pjese e ketyre grave arriten te dalin ne pune per llogari te tyre, dhe ti binden gjithmone e me pak rregullave te burrit. Shume nga keto nuk kishin as sensin e frikes as te turpit, e megjithese burri fillimisht ushtroi dhune e me pas i quajti “kurva”, “buce”, “te perdala”, “putana”, etj, ato perseri vazhduan ne rrugen e ri-kthimit ne origjine.

Kjo beri gjithashtu qe nje pjese e madhe grash e vajzash te ikin pa leje nga shtepia e burrit te cilit i perkisnin, dhe disa prej tyre madje te binin dhe ne dashuri dhe te mos ktheheshin me aty.

Shumica e ketyre grave akoma, edhe sot e kesaj dite, nuk jane kthyer mbrapa ne shtepine e te zotit te dikurshem.

Nje grua e zbutur ne pune

Xha Sulua para 10 vitesh

“Do te kthehen, ke per te pare” thote Sulo Kapedani nje burre qe ka aq konsiderate per ish gruan e tij, sa ka frigoriferi per lavatriçen.

“edhe Ajo imja qe iku para 10 vjetesh, prap ketu do ta sjelle koken. Dhe veç mos me ardhte prape…”

 

 

Advertisements

pergjigju

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s