Gjykata Kushtetuese u heq te drejten kushtetuese te votes te gjithe qytetareve Shqiptare


Gjykata-kushtetuesMe ane te nje vendimi te formes se prere, sot gjykata kushtetuese ka perjashtuar nga e drejta kushtetuese e votes te gjithe qytetaret e Republikes se Shqiperise.

Bazuar ne sondazhet me te fundit qe tregojne nje popull te coroditur dhe pa asnje ide mbi te ardhmen e vet politike, gjykata ka arritur ne kete vendim unanim me procedure te pershpejtuar. Keshtu per shembull kur u pa ne baze te ketyre sondazheve, shumica derrmuese e shqiptareve jane te pakenaqur me qeverrisjen aktuale dhe prap se prap po kjo shumice do te votoje perseri per te njejten qeverri, gjykata vendosi qe kemi te bejme me nje popull te cekuilibruar mendor dhe te paafte per te ekzekutuar me qartesi dhe ndergjegje njerezore te drejten kushtetuese te votes. Nje njeriu te pandergjegjshem per veprimet e veta kushtetuese nuk mund ti jepet pergjegjesia e kryerjes se tyre. Kur ky njeri nuk eshte nje, por nje popull i tere, e njejta gje vlen per te gjithe.

Vendimi i zbardhur sot ne formen e tij te shkurtuar synon “te shpetoje popullin shqiptar nga vetvetja.”

Gjykata argumenton qe eshte ne te miren e popullit shqiptar qe te mos marre me pjese direkte ne zgjedhjen e atyre qe e qeverrisin. Zgjedhjet e tij deri me tani kane qene kaq katastrofike, sa as edhe nje popull armik nuk do te bente nje zgjedhje me te keqe per te, se sa ka bere populli shqiptar per veten e tij keto 22 vitet e fundit.

Ky vendim nuk i ka cuditur aspak disa specialiste te se drejtes kushtetuese, mirepo vet fakti qe ky vendim erdhi me pak se 3 muaj para zgjedhjeve te pergjithshme i ka lene shume njerez te ngrene disa pyetje me vend.

Pyetje te tilla si, “A eshte hequr e drejta e zgjedhjes apo edhe per tu zgjedhur per te gjithe qytetaret shqiptar?” , “A do te quhen anti kushtetuese zgjedhjet tani qe nuk ka me votues?” , “A do te jete gjykata ajo qe do te percaktoje kryeministrin e ardhshem dhe a do te jete ai apo ajo qytetar shqiptar?, “Kush do te rimbursoje ata qe kane hedhur baste deri tani mbi rezultatin e zgjedhjeve?”,  etj..

Pervec pyetjeve te mesiperme, deri tani rreagimi popullor ndaj ketij vendimi ka qene apatik. Biles disa e kane mirepritur ate.

“Zgjedhjet jane kthyer ne nje mankth kombetar, nje detyre e parealizueshme, me ikjen e zgjedhjeve nga rendi i dites tani mund te perqendrohemi ne gjera me te rendesishme me te cilat ia vlen te merremi” deklaroi menjehere pas vendimit nje nga protagonistet me te spikatur te sistemit tanime te jashteligjshem zgjedhor, Sali Berisha. “Ky vendim do te ringjall te vetmin sistem qe ka funksionuar me kete popull.”

Pushtetin pupollor!

Advertisements

pergjigju

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s